Kryetar i PD Bulqizë: Shpopullim biblik i fshatrave dhe qyteteve, vendi gjendet në terr ekonomik

19:02, 18/02/2024
A+ Aa A-

Edhe mbrëmjen e sotme qindra qytetarë dhe eksponentë të PD-së janë mbledhur për të protestuar para banesës së liderit të opozitës Sali Berisha.

Kryetar i Partisë Demokratike, dega Bulqizë, teksa mbajti fjalimin e tij mbrëmjen e sotme u shpreh se vendi i tij gjendet në një terr ekonomik dhe ftoi qytetarët të bashkohen në 20 shkurt për të ardhmen e fëmijëve  të këtij vendi.

Dua të uroj 33 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike Bulqizë dhe 76 vjetorin e minierës Bulqizë. 33 vite më parë intelektual dhe qytetarë të Bulqizës, nën terrorin e diktaturës së kohës themeluan partinë Demokratike, dega Bulqizë.

Në këto 33 vite Bulqiza gjendet në një terr ekonomik, shkollat vetëm mbyllen, ka spitale pa mjek dhe shpopullim biblik të fshatrave dhe qyteteve. Edhe pse Bulqiza prodhon miliona tonelata krom, nuk rrinë të prodhojë menaxher për pasurinë e saj pasi kjo qeveri prodhon vetëm menaxher të korrupsionit.

Me 20 shkurt ju ftoj të protestoni për të ardhmen e fëmijëve tanë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco