Në Kosovë i heqin vizën Ramës/ Numri dy i qeverisë së Kosovës e cilëson si 'ndërkombëtar' dhe jo si kryeministër i Shqipërisë

Në Kosovë i heqin vizën Ramës/ Numri dy i qeverisë së Kosovës e cilëson si 'ndërkombëtar' dhe jo si kryeministër i Shqipërisë

18:19, 18/02/2024
A+ Aa A-

Pas qëndrimeve të mbajtura nga Edi Rama për Kosovën si “ndërkombëtar”, ku në mënyrë persistente në takime ndërkombëtare, më shumë ka bërë avokatinë e Serbisë dhe Vuçiçit sesa Kosovës, kjo ka bërë që zyrtarët e lartë të qeverisë Kurti ta kategorizojnë Ramën si “ndërkombëtar” dhe jo si kryeministër i Shqipërisë.

Ka qenën numri dy i Albin Kurtit ai që së fundi e ka cilësuar Ramën si “ndërkombëtar” në një intervistë për mediat e Prishtinës, kur është pyetur nëse ka komunikuar me Ramën për të përçuar qëndrimet e Prishtinës në SHBA.

Kësaj pyetje Bislimi i është përgjigjur duke thënë se, “Nuk na vijnë ne ndërkombëtarë nga shtetet e tjera për t’ia komunikuar ne qëndrimet tona SHBA-ve”.

 

-Keni komunikuar me Ramën për të sqaruar keqkuptimet për qëndrimin e njëanshëm mund t’i kushtojnë Kosovës?

“Raporti i Kosovës me SHBA-në është i ndërtuar mbi principe, jo mbi kërcënime.”

-Deklarata të tilla nuk janë aspak shqetësuese?

“Çdo deklaratë merr trajtimin e merituar, por qeveria nuk qeveris me kërcënime, por me politika dhe me ligje. Ne kemi një ambasador në SHBA dhe SHBA ka ambasadorin e saj në Kosovë. Nuk na vijnë ne ndërkombëtarë nga shtetet e tjera për t’ia komunikuar ne qëndrimet tona SHBA-ve. Kurti ka linjë të drejtë komunikimi me zotin O’ Brian.”

-Jeni përpjekur që përmes kryeministrit Rama t’i sqarohet ky qëndrim sekretarit Blinken?

“Ka një tendencë që Kosova të shihet nga prizmi ndërkombëtar nga dy ekstreme. Ekstremi i parë është që Kosova nuk ka kapacitete të marrë vendime autonome. Nga ana tjetër t’i vendosen standarde të tilla ku Kosova nuk ka mundësi të tregojë nivele të ndryshme të performancës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco