VIDEO/ Vasili: McGonigal u dënua, SPAK nuk hap çështje për korruptuesin Rama, por shpik dosje për Berishën

17:47, 17/02/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, është

shprehur se pas dënimit të Charles McGonigal, pozicioni i SPAK vazhdon e rëndohet.

Gjatë bisedës me moderatorin Arnold Karriqi, Vasilin, në vend që SPAK të nisë hetim ndaj Edi Ramës, prokuroria e posaçme merret me shpikje dosjesh ndaj kryetarit të opozitës, Sali Berisha.

‘Ne kemi një prokurori të posaçme, e cila e ka përballë dënimin. Është dënuar në Amerikë shkaku, ndërsa ndaj korruptuesit aktiv, Edi Rama nuk ka nisur as hetim.

E keni dëgjuar termin, heronjtë e SPAK, këta janë thjeshtë dhe vetëm disa persona të gjunjëzuar në këmbët e Edi Ramës dhe të Erion Veliajt, ku në bashkinë e Tiranës, mali i shpërdorimeve dhe grabitjes së fondeve publike është i frikshëm dhe njëlloj dhe nuk vepron.

Dhe nga ana tjetër, shpikin çështje për Sali Berishën.

Ne kemi një kryeministër për turpin e Shqipërisë, si kryeministrin më të turpshëm që ka pasur Shqipëria në këto 100 vite.

Faji i Edi Ramës është i qartë si drita e diellit. Çdo fjalë e prokurores amerikane rëndon në mënyrë të tmerrshme pozicionin e SPAK aktualisht.

Prokuroria amerikane ka përcaktuar motivin, arsyen dhe për çfarë shërbeu e gjithë kjo veprimtari korruptive e nivelit të lartë shtetëror. Mos harroni se bëhet fjalë për zyrën e kryeministrit, me Edi Ramën dhe një zyrtar të lartë të FBI-së dhe ndërlidhësit në mes që avanconin interesat politike’, tha gjatë intervistës së tij në SYRI TV, Petrit Vasili.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco