VIDEO-SYRI TV/ Kryetari i PD Sali Berisha uron Pavarësinë e Kosovës, publikon fotot me Ibrahim Rugovën

VIDEO-SYRI TV/ Kryetari i PD Sali Berisha uron Pavarësinë e Kosovës, publikon fotot me Ibrahim Rugovën

17:29, 17/02/2024
A+ Aa A-

Lideri i opozitës Sali Berisha ka uruar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku thekson se 17 shkurti është një tjetër ditë ku shqiptarët festojnë. Në një reagim në rrjetet sociale, Berisha vlerëson rolin e SHBA së në Pavarësinë e Kosovës, si dhe akuzon Ramën se punon kundër Kosovës, duke i shërbyer Aleksandër Vuçiç.

Nga SYRI TV

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se pas Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912, 17 shkurti i vitit 2008 është një tjetër ditë ku shqiptarët festojnë Pavarësinë e Kosovës. Berisha teksa vlerëson rolin e SHBA-së në Pavarësinë e Kosovës, thekson se tashmë Kosova ka  konsoliduar institucionet demokratike.

‘Presidenti Rugova arriti ta shndërrojë kauzën e lirisë së shqiptarëve të Kosovës në çështje kryesore të axhendës të SHBA dhe vendeve të lira perëndimore! Pavarësia e Kosovës është vepër e komandantit legjendar Adem Jashari që shënoi zentin e trimërisë, heroizmit dhe sakrificës njerëzore si dhe heronjve të tjerë te pavdekshëm dhe dhjetëra mijëra luftëtarëve të lirisë të cilët me guximin, heroizmin, sakrificën e tyre çliruan Kosovën. Pavarësia e Kosovës është kryevepra e shqiptarëve si komb kudo në botë që me moton ‘Një komb një qëndrim’ u bashkuan si një trup i vetëm dhe Shqipëria pas çlirimit të vet nga diktatura hoxhiste luajti rolin e saj të pazëvendësueshëm! Por Kosova u bë e lirë dhe e pavarur vetëm falë mbështetjes së fuqishme dhe rolit përcaktues të SHBA, të Kongresit të këtij vendi dhe Presidentit Bill Klinton dhe Presidentit George W. Bush, vendeve të mëdha të perëndimit dhe vendeve anëtare të NATO-s’, shkruan Berisha në mesazhin e tij.

Berisha denoncon faktin se gjatë këtyre viteve Edi Rama ka qenë kundër Kosovës, duke i shërbyer Aleksandër Vuçiç.

‘Kosova këto vite është përballur me shantazhe provokacione të serbomëdhenjve të Beogradit dhe vasalëve të tyre të Tiranës, përkatësisht serbomadhit Aleksandër Vuçiç dhe argatit të tij Edi Rama që nuk heqin dorë nga projektet për ndarjen e saj. Por pavarësisht nga këto ajo ka qëndruar gjithnjë një faktor i rëndësishëm paqe dhe stabiliteti në rajon për çka meritoi dhe liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian’, shkruan Berisha.

Në një tjetër postim në Facebook, Berisha ka shpërndarë disa foto me Presidentin e historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco