Zyrtare nga SPAK: Nuk ka asnjë hetim ndaj Belind Këlliçit!

Zyrtare nga SPAK: Nuk ka asnjë hetim ndaj Belind Këlliçit!

14:42, 17/02/2024
A+ Aa A-

Baton Haxhiu e akuzoi Belind Këlliçin në një lidhje direkte në studion e emisionit Opinion të gazetarit Blendi Fevziu në TV Klan, se ndaj tij kishte hetime në SPAK që Belindi i dinte dhe më tej Haxhiu shkoi edhe në kërcënime duke i thënë ruaju. Thjesht dhe vetëm se Këlliçi i bëri publike pagesat dhjetra mijëra euroshe bërë ndaj Batonit nga kompania e inceneratorit të Tiranës që nuk ekziston.

Të njëjtën frazë Baton Haxhiu e përmendi ditën e hënë në studion e gazetarit Çim Peka në Syri TV, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë tha se ndaj Këlliçit kishte hetime në lidhje me zgjedhjet e shkuara, fushata e zgjedhjeve lokale, duke u larguar nga teza se Këlliçi fliste me Ahmetajn për inceneratorët, pas denoncimeve që kishte bërë ish-deputeti i PD-së në lidhje me aferën e shekullit. 

Ditën e martë, gazetari Elvi Fundo i është drejtuar me një email zyrtar Suela Çollakut, zëdhënëses së SPAK. Në e-mail i drejtohen 3 pyetje zyrtares së SPAK për të kërkuar informacion, a ka një kallëzim apo hetime ndaj shtetasit Belind Këlliçi dhe a ka një hetim të regjistruar ndaj tij. 

Pas rreth katër ditësh zëdhënësja e SPAK Çollaku përgjigjet zyrtarisht: "Në vijim të komunikimit, në lidhje me shtetasin Belind Këlliçi nuk ka patur apo nuk ka procedime penale". 

Një kallëzim është në vitin 2021, një kallëzim i vjetër, për të cilin nuk është filluar, është bërë nga Gazment Bardhi, koha kundër shtetasit Belind Këlliçi e të tjerëve deputetëve të PD-së, pas përplasjeve që kishin pas përjashtimit të Berishës. 

 

Image

Sipas zëdhënëses së SPAK-ut ndaj shtetasit Belind Këlliçi nuk ka pasur kallëzime apo procedime penale. 

Kjo është përgjigja zyrtare që vjen nga SPAK-u, në lidhje me artikulimin e bërë nga Baton Haxhiu, por që në fakt ishte raportuar më parë edhe nga një media tjetër e paguar nga inceneratorët, në pronësi të shtetasit italian Carlo Bollino.

Sipas informacionit, duket qartë se nuk ka kallëzime apo nisje hetimesh ndaj shtetasit Belind Këlliçi nga SPAK.

Të gjitha artikulimet e Baton Haxhiut apo shkrimet e bëra nga Bollino dhe njerëzit rreth tij për hetime të mundshme a dyshime se është kallëzuar, dhe thashetheme të tjera mediatike janë propaganda, janë thjesht dhe vetëm mashtrime dhe gënjeshtra publike në funksion të politikës dhe llumit të ditës./Sipas CNA 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco