Dënimi i McGonigal/ Fox News: Fshehu lidhjet korruptive me qeverinë Rama

Dënimi i McGonigal/ Fox News: Fshehu lidhjet korruptive me qeverinë Rama

12:56, 17/02/2024
A+ Aa A-

Dënimi i ish-agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal, për dosjen shqiptare, po bën jehonë në qindra media të rëndësishme amerikane.

Sipas rrjetit më të madh amerikan, Fox News, McGonigal u dënua sepse fshehu lidhjet korruptive me qeverinë shqiptare.

“Një ish-zyrtar i lartë i kundërzbulimit të FBI-së u dënua të premten me më shumë se dy vjet burg për marrjen e qindra mijëra dollarëve në para të thata nga një biznesmen me lidhje me qeverinë shqiptare- dhe për përpjekjet për të fshehur marrëdhëniet e tyre financiare korruptive.

Charles McGonigal, 55 vjeç, mbikëqyri operacionet e sigurisë kombëtare për FBI-në në Nju Jork për gati dy vjet përpara se të dilte në pension në vitin 2018. Ai dukej se përparonte interesat shqiptare në SHBA pasi kërkoi dhe mori afërsisht 225 mijë dollarë në vitin 2017 nga një njeri që kishte punuar për një agjenci të inteligjencës shqiptare, thanë prokurorët.

Gjykatësja amerikane e qarkut, Colleen Kollar-Kotelly e dënoi McGonigal me dy vjet e katër muaj burg për çështjen e sjellë në Uashington. Ajo urdhëroi që ai të shërbejë këtë dënim mbi dënimin prej 50 muajsh burg për një çështje të veçantë në Nju Jork, kështu që ai do të përballet me gjashtë vjet e gjashtë muaj burg kur të paraqitet në burg muajin që vjen,” raporton rrjeti amerikan.

Ish-agjenti i lartë i FBI shprehu keqardhje për veprimet e tij. Ai tha se do të punojë gjithë jetën e tij për të rifituar besimin dhe për t’u bërë një njeri më i mirë.

Gjykatësja i tha se ai kishte humbur kompasin moral dhe se në fund të karrierës, ai kishte mbajtur një nga postet më të larta të sigurisë kombëtare në qeverisjen federale.

Prokurorët federalë thanë se në lojë ishin licencat për fusha nafte në Shqipëri. I implikuar sipas tyre është edhe ish-ministri i energjetikës në Shqipëri, që kishte interesa financiare në këtë çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco