Abdixhiku: Kujtojmë Rugovën dhe të gjithë burrat e gratë që dhanë gjithçka për vendin tonë

Abdixhiku: Kujtojmë Rugovën dhe të gjithë burrat e gratë që dhanë gjithçka për vendin tonë

12:42, 17/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe te varri i Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova në 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Siç thotë LDK përmes një njoftimi, “Abdixhiku ka kujtuar e nderuar atin themeltar të shtetit tonë, Presidentin Historik Rugova i cili themeloi e udhëhoqi lëvizjen më të madhe shqiptare për liri e pavarësi dhe të gjithë burrat e gratë që kanë dhënë gjithçka për vendin tonë dhe na kanë mësuar se sa e shtrenjtë është liria e shtetësia”.

Kryetari i LDK-së po ashtu shprehu mirënjohje e falënderim për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës “që në orët më të rënda qëndruan me ne dhe e mbështetën vendin tonë, që ta gëzojmë ditën e sotme”.

“Gëzuar 16 vjetori i pavarësisë, Kosovë”, tha Abdixhiku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco