Fierakun që poshtëronte gruan e vet e zbuluan Piranjat, Policia fshehu pamjet

11:43, 17/02/2024
A+ Aa A-

Për të disatën herë, emisioni investigativ “Piranjat” në SYRI TV ka arritur të zbulojë një tjetër dhunues, që nëpërmjet rrjeteve sociale po torturonte rëndë bashkëshorten e tij duke i publikuar video intime në rrjetet sociale. Fjala është është për një 29-vjeçar nga Fieri, që me të tilla forma dhune e poshtërime e kishte detyruar gruan e re të kthehej tek familja e saj në Kosovë.

Për të disatën herë, “Piranjat” kanë ndërmarrë misionin e vështirë për të ndihmuar qytetarët, sidomos vajza e gra, që në kushtet kur policia i shpërfill denoncimet e tyre për keqtrajtime të tilla, i kanë zbuluar autorët si në rastin në fjalë.

Por, dhe jo për çudi, Ministria e Brendshme e drejtuar nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, krahu i djathtë i kryeministrit Edi Rama, as nuk falënderon, as nuk e përmend në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, emisionin që transmetohet në të vetmin televizion kritik ndaj Edi Ramës.

Në dhjetëra raste të tjera kemi parë sesi falënderohen emisionet investigative të disa mediave të tjera që financohen me miliona lekë  nga Qeveria, ashtu si sot nuk kishte asnjë rresht të vetëm ku të përmendet misioni i kryer dhe i përfunduar i gazetarëve të “Piranjave”.

Nëse njoftimi i mëposhtëm mund të quhet transparencë para publikut, atëherë pikëpyetjet shtohen me të drejtë: sa të tjera i ka fshehur kjo Polici, qytetarëve të saj?!

P.S. Me atë rast, pas këtij reagimi, po vërejmë se në njoftimin e publikuar jo nga Drejtoria e e Policisë së Fierit, po nga zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, është denjuar të shtohet një rresht për këtë fakt./ar.sh/SYRI.NET

Njoftimet që u bënë për rastin në fjalë:

Image

Image

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier me video.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco