PD: AKSHI ndan miliona me partinë për të blerë zgjedhjet e larguar shqiptarët

PD: AKSHI ndan miliona me partinë për të blerë zgjedhjet e larguar shqiptarët

11:14, 17/02/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike publikoi sot fakte se si, nga qendër e përpunimit dhe mbrojtjes së të dhënave të shqiptarëve, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është kthyer në një fabrikë të vjedhjeve dhe abuzimeve kolosale. Znj. Genta Vangjeli nga Departamenti Antikorrupsion në PD, në një deklaratë para mediave tha: "

Ndryshe nga «qeveria Berisha” ku kontratat e klasifikuara ‘sekret’ gjithësej 20, i përkisnin 8 Prokurorisë së Përgjithshme, 10 Shërbimit Informativ dhe 2 Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, rezulton se AKSHI i ‘Lindës së tretë’ të Ramës (Mirlinda Karçanaj, drejtoreshë e Agjencisë) ka kryer 1340 transaksione për kontrata të klasifikuara, nga 2016 e në vijim, në vlerën e rreth 76.6 milion euro.

Image

Janë përdorur kontrata të klasifikuara me kontraktorë të cilët objektin e veprimtarisë së biznesit e kanë «projektime, sigurime dëmesh ndërtesash» etj, duke denatyruar përdorimin e kontratave të klasifikuara për shkak të rrethanave të cilat përbëjnë «sekret shtetëror”.

Kontraktuesit që kanë përfituar këto miliona euro publike janë një grusht emrash gjithnjë të përsëritur si:

Image

ABS shpk kompania me pronar Gerond Meçe, ish-ortak me baxhanakun e Edi Ramës, Armand Frangu në kompaninë B 360 shpk;

Image

Alfa Services shpk kompania e xhaxhait të Blendi Çuçit, Fatos Çuçi.

Image
 

ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS apo Alisa Albania e Dulakëve dhe ortakut të dikurshëm, ish Sekretari i Përgjithshëm i MM Arian Kraja.
 Image


-A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION e Nursen Metulit, njeriut të Blendi Gonxhes.
 Image


-Horizon shpk me pronar një kompani qipriote dhe Enea Buza.
 Image

Infosoft systems shpk

“Primus Adriatic” pas të cilit u zbulua biznesmeni nga Kroacia, Hrvoje Çabrajiç, i akuzuar dhe hetuar për mashtrime gjatë ushtrimit të aktivitetit të biznesit dhe mik i këshilltarit të Kryeministrit Rama, Zoran Milanoviç

Image & Communication Development në pronësi të Igli Gjelishtit denoncuar nga PD për tranfertat e tij në favor të Carlo Bollino-s.
 
Kjo është fytyra e AKSHIT që duhet të ruajë fytyrën dhe profilin e çdo shqiptari. Miliona euro të dhëna një grushti njerëzish, të favorizuarish të partisë, apo më saktë që ndajnë paratë me partinë. Para që shkojnë më pas për të blerë zgjedhjet dhe larguar shqiptarët, që nuk e shohin votën e tyre të dalë nga kutia, por vullnetin e patronazhistëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco