Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Strazimiri: Ne jemi ata që qëndrojmë në emër të së vërtetës dhe dinjitetit kudo ku atë ta izolojnë

19:43, 16/02/2024
A+ Aa A-

I pranishëm mes folësve në Rrugën e shpresës, në tubimin në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha, ishte mbrëmjen e sotme edhe anëtari i krysisë së PD, Gent Strazimiri.

Gjatë fjalës së tij Strazimir foli për qëndrestarët që ndodhen prej 45 ditësh në mbrojtje të lirisë pavarësisht se kë kanë kundër e kë kanë përballë.

Fjala:

Mirëmbrëm ju që keni 45 sot që nuk pyesni kë keni kundër, nuk pyesni kë keni përballë, nuk pyesni kush ju kërcënon hipotetikisht, por vazhdoni të jeni këtu në emër të bindjes tuaj, në emër të së vërtetës dhe të dinjiteti njerëzor.

Nuk di se kujt i jam më shumë mirënjohës! Atyre prej jush këtu që kanë 34 vjet këtu, që janë në rrguë sa herë kërcënohet liria, apo atyre që ende nuk kanë mbushur 30 vjeç dhe janë këtu 45 ditë rrjesht në mbrojtje të lirisë megjithëse nuk e kanë njohur diktaturën.

Jemi shumë dhe më shumë do të jëmi, ne ende s’kemi  filluar, në këtë rrugicë që është plot me disa qindra, dhe herë mijëra vetë, këtu ka bërë fole liria, ka bërë fole liria, sepse këtu kanë izoluar atë që lirinë na e solli, që na drejtoi drejt saj, Sali Berishën.

Do doja t’ju jepja përgjigje disa pyetjeve, çështjeve pa çështjë që i ngenë nëpër telvizione për të trullosur njerëzit, këtë shoqëri të lodhur, këtë shoqëri që e kanë prekur aty ku nuk mban më në dinjitet.

Pse jemi në këtu?!

A jemi ne anti amerikanë?!

A janë bërë amerikanë këlyshët e Stalinit?!

A jemi ne vërtetë kundër integrimit, kundërt drejtësisë së pavarur...

Të nderuar miq, i nderuar ti që më dëgjon dhe që po mendohesh të dalësh me 20 shkurt apo jo, dhe që po mendon se ndoshta këtu ne po bëjmë një sakrilegj, ne jemi anti amerikanë, që vijmë këtu nëtë për natë për të mbrojtur lirinë, për të mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën.

Pandëshkueshmëria që këta shesin sot nuk është asgjë e re, është është ajo që kemi përjetuar për 46 vjet, është thjeshtë një ndëshkueshmëri masive, ku askush nuk është i sigurtë prej ligjit, përveç të „madhit“ dhe cilitdo që atij i prish punë.

Këtë lloj pandëshkueshmërie e kemi përjetuar 46 vjet nën Aranit Çelën, me porosi të Enver Hoxhës ndëshkoi Aranit Çela bashkëluftëtarët më të paepur të komandanti legjendar të partisë komuniste shqiptare. Po kjo nuk e bënte një sistem të pavarur drejtësie. Me këtë sistem pandëshkueshmërie, ku i madhi vetëm është i pandëshkueshmi përfunduan në burg të gjithë patriotët e këtij vendi. Të gjithë të pafajshëm, madje dhe bashkëpunëtorët e komandantit nuk hynë në burg për faje që i kishin bërë, jo, hynë në burg për faje që as u kishte shkuar në mend t’i bënin. Dhe kjo nuk është drejtësi, e aq më pak e re.

A çertifikon këtë drejtësinë e re fakti që i marrin ambasadat i përgëzojnë e i takojnë, ku e di unë se çfarë?!

Do t’ju tregoj vetëm një fjali që tregon se është po aq e vjetër kjo drejtësia e sotme, megjithëse nuk flet rusisht, por herë – herë përpiqet të flasi anglisht.

Në shkurt të vitit 1951 Mehmet Shehu, menjëherë pas asaj bombës në ambasadën sovjetike, ka një pjesë shumë interesante, ke ajo mbledhja e Byrosë Politike, thotë, duhet menjëherë të bëjmë terror, do të vrasim nja 20 vetë pavarsisht se nuk kanë pasur lidhje me ngjarjen, po janë armiqtë tanë, kemi folur edhe me ambasadorin Çuvakin, dhe ai ishte dakord, ambasadori sovjetik.

U vranë!

Ende sot nuk kanë varr një pjesë e atyre që janë vrarë me porosi të ambasadorëve.

Të nderuar miq

Një pjesë e mirë e jona këtu e kemi provuar në kurriz këtë...

Ne ambasadë sovjetike në këtë vend më nuk duam. Ne e dimë fare mirë që, një drejtësi që ka nevojë të „çertifikohet“ prej ambasadoreve nuk e ka mendjen tek ligji, e ka mendjen kudo, por jo tek e drejta dhe këtë nuk do ta lejojmë kurrë...

„Po dilni për një betejë personële të Sali Berishës...“, po, është dhe një betejë personale e Sali Berishës, siç është çdo betejë për dinjitet, sepse nuk ka gjë më personale se dinjiteti. Jemi këtu në këtë betejë personale të Sali Berishës sepse jemi edhe ne njerëz me dinjitet, sepse shoqëritë që kanë dinjitet, betejat personale për dinjitet i bëjnë betejat e tyre.

Dhe kjo është dhe beteja jonë. Do ta çojmë deri në fund dhe do ta fitojmë. A burgoset e vërteta të nderuar miq, sepse Sali Berisha nodhet sot i izoluar në emër të së vërtetës. Dhe e vërteta siç e dini ka shumë pak miq, dhe ka miq nga ata që janë të pafuqishmit dhe kundër ka përgjithësisht të fuqishmit, ata që janë në majë të globit.

Po zotëri, e vërteta burgoset përkohësisht, por duke burgosur të vërtetën vetëm se e lartëson, e çon në histori dhe historinë nuk e burgosni dot.

Ka një shprehje që historinë e shkuajnë fitimtarët, por fitimtarët përballë së vërtetës janë të përkohshëm. E vërteta është e përjetshmja.

Ka nga ata njerëz që kanë lindur që historinë ta lexojnë, ka nga ata njerëz që kanë lindur që historia t’i marrë t’i bluajë dhe t’i nxjerrë përjasht si jashtëqitje, ka nga ta njerëz që kanë vendosur që historinë ta shkruajnë vetë dhe jo ta lexojnë. Dhe prandaj jemi këtu sot, në këtë rrugë shkruajmë historinë, shkruajmë historinë në emër të së vërtetës dhe është ajo që do të qëndrojë dhe jo ajo e fitimtarit të përkohshëm.

Të nderua miq

Ka ca njerëz që historia i shkruan, i kalon më një faqe me një rresht, si ze fare. Ka ca njerëz të tjerë që qëndrojnë në emër të së vërtetës dhe dinjitetit njerëzor, që histori ju bëhet edhe rruga ku ecin për te shkuar në shtëpi. Histori ju bëhet dhe dritarja e shtëpisë ku i kanë izoluar. Ne jemi ata që qëndrojmë në emër të së vërtetës dhe dinjitetit kudo ku atë ta izolojnë.

E izoluat pranë shtepisë së Sali Berishës, po, aty do të jemi edhe ne deri në fund!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco