Vizita e Blinken/ Andi Bushati: I vetmi lajm ishte suporti për regjimin apo diktaturën e Ramës

19:58, 16/02/2024
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati ishte i ftuari i Armela Ferkos në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në SYRI TV. Ai komentoi fillimisht krijimin e frontit të partive opozitare.

“Padyshim sa më shumë faktorë opozitarë të bashkohen, askush nuk mund të thotë se është lajm negativ.

Por problemi themelor i opozitës në Shqipëri është bashkimi i faktorëve të rinj, sepse këta faktorë që pamë sot kanë qenë edhe përpara të bashkuar, por të gjithë i dimë rezultatet që kanë arritur të gjithë bashkë.

Me bashkim të rinj nënkuptojmë shtimin e faktorëve të rinj që sot nuk i kemi. Natyrisht e di që në zgjedhën e një regjimi, të afrosh njerëz të rinj përballë kërcënimeve, shantazhit, presionit nga patronazhistët dhe strukturat e regjimit, është e vështirë. Por duhet pranuar se pa figura të reja, çdo bashkim na çon aty ku ishim,” tha ai.

Ndërkohë, Bushati u ndal më gjatë te vizita e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë.

Ai tha se i vetmi lajm nga kjo vizitë ishte mbështetja për regjimin e Edi Ramës.

“Në historinë e këtij vendi, Antony Blinken do ngelet si njeriu që me dekretin e non-gratës e përçau dhe masakroi opozitën shqiptare, duke bërë të mundur që përmes këtij masakrimi, të përfundonte kurbën e instalimit të një regjimi autokratik.  Askush të mos kishte iluzione se Blinken do i jepte një bombol oksigjeni opozitës.

I vetmi lajm ishte njëlloj suporti për regjimin apo diktaturën e Ramës.

Blinken e tejkaloi gjuhën diplomatike për t’i bërë furçe Edi Ramës. Të mos kemi iluzione, autokracia shqiptare është një autokraci e mbështetur fuqimisht nga administrata amerikane. Nuk përbën një sakrilegj, Amerika është shquar që për interesa të saj ka mbështetur diktatorë dhe regjime diktatoriale.

Ajo që nuk kuptoj, pasi ka parë vizitën e Blinken, një patronazhist është i kënaqur. Mua më duken idiotë ata opozitarë që duan të thonë, ne jemi edhe kundër Ramës, por jemi edhe me këtë politikë të kësaj administrate amerikane,” tha Bushati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco