VIDEO/ Berisha: Edhe në praninë e Blinken, për këtë bufator të Beogradit nuk ishte Serbia problemi i rajonit, por Kosova

19:44, 16/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sonte se për Edi Ramën, problemi nuk është Serbia, por Kosova. Madje ai këto komente i bëri në prani të Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.

“Edhe dje në praninë e sekretarit Blinken, për këtë bufator të shpifur të Beogradit nuk ishte Serbia problemi i rajonit, por ishin shqiptarët, ishte Kosova.

O tradhtar, 20 shkurti po vjen, shqiptarët do të japin ty, atë që meriton.

Miqtë e mi!

Në rast se duam këtë komb, duam fëmijët tanë, duam veten tonë, dua të ndalemi dhe të mendojmë se Shqipërinë e bëjnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët, se drejtësinë e bëjnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët.

Se demokracinë në Shqipëri, e ndërtojnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët.

Ndaj dhe të besojmë tek njëri-tjetri. ADN-ja shqiptare, idealet e lirisë së shqiptarëve, por mbi të gjitha dinjiteti i qytetarëve shqiptarë, dhe me 20 shkurt të mblidhemi sepse 20 shkurti është fundi i tiranëve, është dita në të cilën shqiptarët përmbysin tiraninë.

Rrofshi ju!

Le ta bëjmë 20 shkurtin ditën e dinjitetit tonë, ditën e guximit tonë, ditën e trimërisë tonë, ditën e idealeve tona, ditë e demokracisë, ditën e shpresës për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Rrofshi ju,

Rroftë Shqipëria!” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco