Donika Haxhia: Me 20 shkurt le të mbushim rrugët e Tiranës dhe të marrim përpara gjithçka që na vështirëson jetën

18:28, 16/02/2024
A+ Aa A-

Donika Haxhia me profesion mësuese teksa mori fjalën në tubimin poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berish , u shpreh se 'drejtësia e re’ është pranëvënia më e gabuar, pasi drejtësia ose egziston ose jo.

Ndër të tjera, Haxhia bëri thirrje dhe që me datë 20 shkurt qytetarët të mbushim rrugët e Tiranës dhe të marrim përpara gjithçka që po ju vështirëson jetën.

Drejtësia e re, por mendoj që është pranëvënia më idiote që kam dëgjuar ndonjëherë.

Drejtësi e re, por fjala drejtësi është si fjala atdhe, nuk ka mbiemër, se ska atdhe të vjetër a të ri, atdheu është një.

Se s'ka drejtësi të vjetër a të re, drejtësia ose është ose s'është .

Dhe kjo nuk është. Kjo nuk është drejtësi të dashur demokratë. Të dashur shqiptarë, qe jeni përballë Tv, sa të pastër e ndjeni këtë drejtësi ku futen kriminelët në birg, e dalin?

Futen dhunuesit dhe dalin e dhunojnë, futen vrasësit e dalin e vrasin, futen e maskarenjtë, ata që vrasin dhe detyrojnë të vetëvriten, se po vetëvriten gratë se s'ka kush t’i mbrojë, ndaj të gjithë ju që jeni, kudo që jeni, hajdeni këtu me 20 shkurt, të martën, derdhuni rrugëve të Tiranës si ujë dhe merrni gjithçka tjetër, gjithçka që po na e bën jetën kaq të rëndë.

Të gjithë e kemi parë me zë e figurë atë zotërinë kur tha që nuk do i bëjmë legalizimet, do i premtojmë deri në zgjedhje pastaj nuk do i bëjmë =.

Dhe jo vetëm kaq, i shembën shtëpitë. I kemi parë të gjitha. Si mund të votohen këta njerëz??

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco