Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Fjalimi i Aurel Bylykbashit në ‘Rrugën e Shpresës’: Deri në fund me Sali Berishën, një nga qytetarët më të ndershëm të këtij vendi

19:00, 16/02/2024
A+ Aa A-

Edhe mbrëmjen e sotme qindra qytetarë dhe eksponentë të PD-së janë mbledhur për të protestuar para banesës së liderit të opozitës Sali Berisha.

Prej më shumë se një muaji, mbështetësit e Berishës kanë dalë të protestojnë në rrugën “Mustafa Matohiti”.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike i degës së Elbasanit, Aurel Bylykbashi, teksa mbajti fjalimin e tij mbrëmjen e sotme u shpreh se ka pasur fatin të ishte një nga bashkëpunëtorët e Sali Berishës si deputet dhe kryetar i  Partisë Demokratike të Elbasanit dhe ndaj ndodhet sot aty për ta mbështetur deri në fund nismën e tij.

Aurel Bylykbashi:

"Unë vij nga Elbasani dhe kam pasur fatin të jem një nga bashkëpunëtorët e Sali Berishës si deputet dhe kryetar i  Partisë Demokratike të Elbasanit dhe këtë e konsideroj fat.

 Të nderuar të pranishëm, ne që mblidhemi këtu në këtë që e quajmë ‘Rrugicën e Shpresës’ na bëhen shumë akuza dhe njëra nga këto është se ne nuk e duam reformën demokratike për shkak se kjo është një reformë nga SHBA na vënë dhe epitetin se nuk jemi në një linjë me to.

E para kam parë një film amerikan i cili fliste për një person që akuzohej për një vrasje, mori dënim nga gjykata bëri shumë vite burg dhe u shpall i pafajshëm.

Pyetja ime sot është mos ka nevojë edhe SHBA për një reformë në drejtësi?

Këtu qëndron pikërisht madhësia e SHBA, e atij kombi ku njerëzit janë të lirë të gjykojnë mbi bazën e fakteve dhe provave.

Prandaj ne jemi sot këtu, sepe që ditën e parë që Berisha u akuzua me bindje të thelle e them se ai është një qytetar i ndershëm dhe një nga qytetarët më të ndershëm të Shqipërisë në këto 100 vite.

Unë jam këtu pasi Sali Berisha në të gjitha proceset demokratike nuk i ka frenuar ato, por i ka shtyrë fort e si pasojë Shqipëria u fut në NATO dhe u liberalizuan vizat.

Unë besoj fort që me fitoren e Berishës marrëdhënien me NATO-n jo vetë do të jenë të forta, por do të thellohen akoma më shumë."

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco