Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Blinken duhet të kishte takuar opozitën’/ Korreshi: Deklaratat e Ramës për Kosovën, neveritëse

09:39, 16/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka folur për vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antoni Blinken në Shqipëri.

Korreshi ka thënë se nqs Shqipëria ishte një vend normal për sekretarin e shtetit amerikan, ai duhet

të ishte takuar edhe me opozitën

Gjithashtu Korreshi u ndal edhe te deklaratat e Ramës në konferencën e përbashkët për shtyp, ku sipas tij deklaratat e kryeministrit shqiptar ishin neveritëse në raport me popullin vlla të Kosovës.

Korreshi: Ideja ime edhe dje ka qënë po si sot që zoti Blinken duhet të kishte takuar edhe opozitën.

Kur vjen në një shtet normal nuk ka asgjë të keqe që në protokoll të jetë dhe opozita. Dje me një notë humori, meqë u përmend edhe darka, thashë që të linte te darka vetëm kohën e ëmbëlsirës t’ja linte opozitës nuk është keq. Të paktën të mos dëgjonte në kanalet e veta se çfarë problemesh reale ka Shqipëria. Më la një shije të hidhur që edhe dje dhe sot shoku Rama vazhdon sikur këtu e ka lideri global ndërkohë që këtu parlamenti digjet, opozita ka thërrit protestë, njerëzit po shpopullojnë vendin, të hiqesh si lider global dhe i jep mend Kosovës. Gjen një takim të tillë të nivelit të lartë si vend që mund të thotë çfarë do lloj gjëje tjetër të përmendë Kosovën, të bëjë si lider rajoni.

Një shije neveritëse nga deklaratat e Ramës që ka dhënë aty pavarësisht se çfarë ka thënë Amerika por nuk është ky që mund të bëjë një gjë të tillë për popullin vlla që është populli i Kosovës.

Në një vend që dihet se liderin e opozitës e kanë shpallur vetë ‘non grata’, dihet që kanë një ngërç që nuk shkon, Blinken duhet ta dëgjonte vetë se si qëndron e vërteta e situatës politike në Shqipëri, që të gjithë ata që e kanë bërë të mundur këtë takim i ka dhënë një përshtypje të tillë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco