VIDEO/ Deputetja e PD: Nesër dorëzojmë ligjin për minimumin jetik, që ndihma ekonomike të nisë nga 200 eurot

20:09, 07/05/2024
A+ Aa A-

Deputetja e PD-së, Sorina Koti duke folur në tubimin qytetar tek rruga e Shpresës, kundër arrestimit politik të liderit të demokratëve, Sali Berisha, deklaroi se nesër do të dorëzohet në Kuvend, një nismë e re.

Deputetja tha se, ligji për minimumin jetik do të bëjë që çdo shqiptar që merr ndihmë ekonomike, apo sociale, të marrë të paktën 200 euro.

‘Ne kemi dalë këtu në shesh që rinia të mos largohet, kemi dalë që njerëzit të mos jenë më në varfëri.

Nga një studim i fundit që kanë bërë OKB-ja, 1 në 3 shqiptar është i varfër.

Familjet shqiptare po rrojnë nën minimumin jetik. Po jetojnë me një ndihmë ekonomike që Rama e Veliaj ua japin për lëmoshë.

Nuk janë pagë ato, nuk janë ndihmë ekonomike, sociale, nuk janë pensione, nuk janë paga ata që paguajnë.

Ata janë lëmoshë për ta mbajtur këtë popull zvarrë.

Çfarë po bëjmë ne si PD? Ne nesër si deputet të kësaj force do të çojmë projektligjin për minimumin jetik.

E kemi dorëzuar që vjet në fakt, por PS nuk donte që ta miratonim, që ta diskutonin sepse në fund të fundit, minimumi jetik do të thotë që pagat, pensionet, ndihma ekonomike dhe sociale do të fillojë nga 200 euro.

Dhe Edi Rama nuk e do këtë’, tha gjatë fjalës së saj, deputetja Sorina Koti.

TUBIMI QYTETAR: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco