Pano: Vjedhja e Veliajt me inceneratorin e Tiranës i ka kushtuar çdo familje 700-euro

Pano: Vjedhja e Veliajt me inceneratorin e Tiranës i ka kushtuar çdo familje 700-euro

20:18, 07/05/2024
A+ Aa A-

Anëtari i Keshillit Bashkiak të Tiranës i PD, Xhonatan Pano ka folur në tubimin e përnatshëm në mbështetje të liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili mbahet në arrëst politik prej 30 dhjetori të 2023.

Gjatë fjalës së tij, Pano u ndal te protesta e sotme para bashkisë Tiranë ku theksoi se protesta e sotme ishte protesta më e bukur që është bërë ndonjëherë.

“Protesta sot ishte më e bukura, sespe gardhet u shembën, por policët nuk u prekën. Nuk ka symbol më të madh se gardhet të shemben, po policët mos preken. Bluza që unë kam sot veshur më pyet se ku ikën 80-mijë euro sot? Sepse sot që kur u zgjuat një 80-mijë euro iku. Ashtu siç kanë ikur 30 milionë euro e “5D”. Familjeve të Tiranës, qytetarëve të Tiranës i kanë kushtuar nga xhepi i tyre 700 euro për inceneratorin e Tiranës. Pranda jemi këtu, prandaj nuk do të tërhiqemi. Erion Veliaj, Edi Rama të ka braktisur, Partia Socialiste të ka braktisur, ministrant të kanë braktisur, dhe ne nuk tërhiqemi, ne do të jemi këtu për Tiranën tonë, ne do të jemi këtu deri në fund”,- u shpreh Pano.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco