Sonila Meço: Fjalimi i Blinken, si fjalim lamtumire

22:02, 15/02/2024
A+ Aa A-

Gazetarja Sonila Meço e ftuar në “Çim Peka Live” në Syri Tv e ka cilësuar fjalimin e Blinken në Tiranë  ditën e sotme si një fjalim lamtumire.

Sipas Meços, kjo vizitë e sekretarit amerikan të shtetit do të jetë një vizitë që nuk do të mbahet mend në histori.

“Ajo që më bëri përshtypje ishte që mesazhet nga zoti Blinken ishin shumë të vakëta në raport me ato që ne prisnim.

Ngeci në përgjigjen e pyetjes për opozitën shqiptare, pyetjes së gazetares së Klanit në lidhje me mesazhet e drjtësisë, nuk iu përgjigj fare. Aty zoti Rama mori në dorë terrenin, siç e ka të përhershme, të nevojshme që të hyje dhe të ndërtojë një diskurs që është një lider rajonal, të paktën, duke folur në 12 minuta – 9 minuta ndaj Kosovës, ndërkohë që Blinkeni nuk foli 1 sekondë të vetme.

Kjo vizitë e Blinken nuk do mbahet mend në histori.

Për mua, fjalimi që mbajti Blinken ishte si fjalim i lamtumirës së një sekretari shteti që ka shërbyer. Sepse - faleminderit për afganët, faleminderit për bazën e Kuçovës, faleminderit për këtë e atë dhe e vetmi fjalim që mua me mbeti në mendje, dhe kaloi pa vëmendje sepse nuk e ka thënë asnjë sekretar tjetër shteti, që institucionet duhet të kenë parasysh llogaridhënien.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco