Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Senati italian i jep dritën jeshile, ngritjes së kampeve të refugjatëve në Shqipëri

Senati italian i jep dritën jeshile, ngritjes së kampeve të refugjatëve në Shqipëri

12:15, 15/02/2024
A+ Aa A-

Senati Italian aprovon ratifikimin e Protokollit Itali - Shqipëri mbi emigracionin me 93 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim. Gazetarja Alba Kepi njoftoi nga Roma se në seancë ishin të pranishëm 155 senatorë dhe se shumica e kërkuar e nevojshme ishte 78 vota.

Ndizet drita e fundit jeshile nga Senati italian për marrëveshjen Itali-Shqipëri, njoftojnë mediat italiane. Me 93 vota pro, 61 kundër dhe asnjë abstenim, protokolli për kapmet e refugjatëve në Shqipëri u miratua me duartrokitje nga vendet e mazhorancës.  

Kësisoj, Senati ka miratuar përfundimisht projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes së Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, e cila parashikon hapjen e dy kampeve të mbajtjes së refugjatëve në territorin shqiptar për të pritur 3000 emigrantë.

Image

Debati

"Derisa procesi i ratifikimit nga Italia të përfundojë me masat zbatuese, nuk mund të kemi një pasqyrë të plotë. Thënë kështu, protokolli Itali-Shqipëri do të ishte i vlefshëm në ujërat ndërkombëtare, sa personat e përfshirë nuk kanë hyrë në meritat e ujërave territoriale të asnjë anëtari. Shtetet Anëtare mund të zbatojnë legjislacionin kombëtar për situata që janë jashtë aplikimit të ligjit evropian, me kusht që kjo të mos dëmtojnë funksionimin harmomik tw standarteteve". 

Kështu u shpreh Michael Shotter, drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Migracionit dhe Çështjeve të Brendshme, duke folur në emër të ekzekutivit të paktit Itali-Shqipëri në një debat të organizuar nga Komisioni Libe i Dhomës Evropiane.

"Zbatimi i ligjit kombëtar nuk duhet të dëmtojë rregullat e komunitetit ose të drejtën për azil, ai duhet të plotësojë proceset e riatdhesimit dhe azilit dhe nuk mund të pengojë objektivat evropiane në këtë fushë dhe as të drejtat dhe detyrimet e vendeve anëtare. Nëse plotësohen këto kushte, nuk përjashtohet dhe kontributii që një vend anëtar mund t'i ofrojë sistemit" si ai i parashikuar nga marrëveshja "në një kontekst ekstraterritorial", shpjegoi Shotter.

"Nëse respektohen të gjitha këto kushte, ky regjim kombëtar" i parashikuar nga Protokolli "mund të konsiderohet i pajtueshëm me të drejtën evropiane në parim, duke pasur parasysh megjithatë se kjo mund të konfirmohet vetëm kur Komisioni të marrë të gjitha instrumentet ligjore përfundimtare. Detyrimet e pajtueshmërisë nuk kufizohen vetëm në aktin rregullator, do të donim të shohim gjithashtu se si do të jetë zbatimi në praktikë”, nënvizoi zyrtari ekzekutiv evropian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco