Sekretari Blinken vjen në Tiranë 'bashkë' me McGonigal!

Sekretari Blinken vjen në Tiranë 'bashkë' me McGonigal!

21:58, 09/02/2024
A+ Aa A-

Para pak ditësh, gazeta më e madhe britanike, Daily Mail publikoi një lajm bombastik.

Sipas saj, dosja shqiptare e agjentit të lartë të FBI, Charles McGonigal ka tronditur FBI-në në themele.

Sipas saj, drejtorët e FBI tani po shqyrtojnë me lupë çdo dosje të kaluara nga duart e McGonigal.

Ishte një zhvillim i bujshëm pasi kur McGonigal u arrestua, FBI u përpoq të minimizojë efektin e këtij skandali. Edhe pse nën presionin e republikanëve amerikanë, FBI nuk ndërmori një rishikim të dosjeve të McGonigal.

Kujtojmë se ishte koha kur dosja ruse e McGonigal ishte parësore në politikën, median dhe opinonin publik amerikan. Jo më kot, sepse kombinimin ishte toksik. Një agjent i lartë i FBI korruptohej nga oligarku më i afërt me Putinin. Aq më tepër i njëjti agjent kishte iniciuar hetimet për dosjen ruse të Donald Trump.

Madje vetë Edi Rama kishte deklaruar se kjo histori po bën bujë vetëm sepse është kjo historia e rusëve.

Por çfarë ndodhi që papritur dosja shqiptare e aferës Rama-McGonigal është kaq eksplozive sa detyron FBI-në të shokohet në themele?

Arsyen mund ta shohësh të shpalosur në Tiranë, kur do mbërrijë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken.

Jo vetëm sepse mediat kryesore konservatore në SHBA e kanë lidhur ngushtë emrin e tij me George Soros, mikun e babait të tij, lobuesit dhe korruptuesit kryesor të politikës dhe drejtësisë në SHBA e jo vetëm.

Për mediat e djathta në SHBA, Blinken është katapultuar në post falë donatorit kryesor të të majtës amerikane.

Blinken vjen në Tiranë pikërisht kur lufta politike në SHBA është në zenit dhe administrata e Biden akuzohet se po i përdor agjencitë e pavarura  zbatimit të ligjit si armë politike.

Jo më kot numri dy i qeverisë amerikane vjen në Tiranë bash në ditën kur McGonigal merr dënimin pasi ka pranuar se është korruptuar nga Edi Rama për të sulmuar kundërshtarët politikë.

Më qartë, Edi Rama ka korruptuar FBI, dhe pikërisht në ditën që i korruptuari dënohet, Blinken vjen në Tiranë për të takuar korruptuesin.

A do pranojë Sekretari Blinken pyetje per McGonigal apo pyetjet do t'i bëjnë vetëm gazetarët e Endri Fugës?

Të presim e të shikojmë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco