VIDEO/ Alma Kaçi: Videoja u bë virale sapo e çova në redaksi! Kam bërë investigime për blerje votash, por ‘Fiksi’ nuk i transmetonte

20:59, 09/02/2024
A+ Aa A-

 

Alma Kaçi thotë në intervistën e saj për gazetarin Fatjon Gjinaj të SYRI TV, se videoja e saj me Safet Gjicin u bë virale pasi e çoi në redaksinë e ‘Fiks Fare’.

‘Sot kam çuar kartën e memories në redaksinë e ‘Fiks Fare’, të nesërmen videoja u bë virale. Nuk u transmetua, por e bënë virale. Përdorën këtë gjë, e bënë virale,’ tha ajo.

Alma Kaçi akuzon se ka bërë investigime për blerje votash, por ato nuk janë transmetuar nga ‘Fiks Fare’.

‘Ishte vala e nxehtë kur ishin votimet dhe për kryebashkiakët e tjerë bëhej fjalë për blerje votash. Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Bashkia e Roskovecit, Bashkia e Fierit, ku ndër të tjera kërkonin se çfarë personash ke në fis, të m’i sjellësh me emra dhe mbiemra dhe u premtonin punë.

Të gjitha këto raste janë bërë kundrejt marrjes së votës dhe kundrejt emisionit ‘Fiks Fare’ dhe që nuk janë transmetuar.

Për shembull në Bashkinë e Kavajës, ish-kryebashkiaku përmes vëllait të vet, ndante ushqime te komuniteti rom, jepte tollona, edhe lekë ndoshta, por që nuk asistova dot për lekë.

Edhe për kryebashkiakët e Fierit dhe Roskovecit është e njëjta skemë,’ tha Kaçi.

Sipas saj, ajo paguhej në të zezë nga ‘Fiks Fare’.

‘Që këtu është shkelja e ‘Fiks Fare’, që SPAK e dinte shumë mirë që mua më mbanin në të zezë. A është vepër penale që të mbash punonjësit në të zezë? Jo vetëm mua, por të gjithë bashkëpunëtorët e jashtëm, se unë quhesha bashkëpunëtore e jashtme. Kështu që janë devijuar shumë gjëra. Këtu nuk ka shtet, nuk ka drejtësi.

Këtu drejtësia funksionon vetëm për Edi Ramën,’ shtoi ajo.

E pyetur se sa paguhej, Kaçi tha: ‘Shumën nuk mund ta them se sa mund të merrja. Por kur materiali transmetohej, unë shkoja të nesërmen në redaksi dhe merrja pagesën time, gjithmonë në të zezë’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco