VIDEO/ Alma Kaçi: Kjo është drejtësi politike! Në zyrën e Gjicit shkova për llogari të ‘Fiks Fare’, SPAK i ka të gjitha komunikimet

20:55, 09/02/2024
A+ Aa A-

Alma Kaçi, në një intervistë ekskluzive për SYRI TV, tha se vendimi i dhënë për çështjen e saj dhe të Safet Gjiçit, tregoi se drejtësia është politike.

‘Pa dyshim asnjërën nga këto të dyja. Përderisa u ndërrua akuza, dihet që po përdoret për politikë. As që bëhet fjalë.

Si dhe për të lehtësuar zotërinë në fjalë, sepse ai sipas meje duhej të kishte dy akuza, edhe shpërdorim detyre, edhe korrupsion pasiv.

Megjithatë, ia hoqën këtë të korrupsionit pasiv dhe ia lanë shpërdorim detyre si e si për ta lehtësuar.

Dalë në konkluzion që mendova se kishte drejtësi, do jenë blerë gjykatat. As që bëhet fjalë sipas mentimit tim.

Për mua kjo vepër penale është e patolerueshme. Për të vetmen arsye se e kam theksuar edhe herë tëë tjera, kam punuar në një media investigative që është Fiks Fare. Nuk e di pse më lanë në baltë, por dua të them se këtu nuk ka drejtësi. Po e përdorin për politikë,’ tha ajo.

Kaçi tha se regjistrimet i ka bërë për llogari të emisionit ‘Fiks Fare’.

‘Në zyrën e Safet Gjicit përfundova nga emisioni Fiks Fare. Çdo gjë ishte e planifikuar prej tyre. Ka qenë para votimesh, ka qenë një valë e nxehtë, ne morëm disa kryetarë bashkie për blerje votash etj. Ndërkohë te ky pamë gjënë interesante që ky përdorte zyrën e tij për epshet e tij shtazarake.

E diskutuam, e analizuam me të stafit, që është kryeredaktorja dhe gazetarja që unë bëjë temat, Antela Nika.

Dua të përmend se në disa punë që kemi zhvilluar së bashku, më kanë dhënë tema dhe së fundmi kemi bërë një blerje diplome false në Peqin, që është transmetuar, dhe emrin e personit Bedri Dervishi që ishte sekseri, ajo e ka hequr.

Pse nuk merret SPAK më këtë? Antela Nika e ka hequr emrin e këtij personi.

Prokuroria e Posaçme i ka të gjitha provat se më ka sekuestruar të gjithë telefonat. Normalisht më kapi papritur dhe nuk më lajmëruan. Për shembull siç bëri me Safetin që kishte ndërruar telefonin dhe nuk i gjetën asnjë gjë normalisht. Ose i gjetën dhe është lojë fjalësh.

Pikë së pari kanë gjetur të gjithë mesazhet me Antela Nikën, me Denisa Haxhiajn, me Filip Çakullin, me të gjithë.

Me ta komunikoja punët e përditshme që kryenim. Rasti i Safet Gjicit ka qenë një pjesë që po iki në Kukës, diçka e tillë sepse e kishim diskutuar në tavolinë në lokal,’ tha Kaçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco