Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Vuçiç u diskreditua nga Kurti

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB: Vuçiç u diskreditua nga Kurti

20:10, 09/02/2024
A+ Aa A-

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Agim Nesho, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiç u diskreditua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten në mbrëmje.

Sipas Neshos, qëllimi i Vuçiçit është ta mbajë të ndezur rezolutën 1244 dhe të shpresojë në ndihmën e Rusisë dhe Kinës.

“U diskreditua Vuçiçi në seancën që e thirri vetë sepse qëllimi i tij kryesor, bashkë me qëllimet e tjera, është të mbajë të ndezur rezolutënë 1244. Mendon se kjo rezolutë mund ta kthejë sovranitetin e Kosovës dhe në bazë të ndryshimeve gjeopolitike mendon se Rusia dhe Kina mund t’i japin mundësi për të diskutuar për çështjen e Kosovës. SHBA-ja dhe Britania kanë thënë se kjo rezolutë nuk është më relevante. Por Serbia po përpiqet me çdo mënyrë ta mbajë ndezur. Për këtë provokojnë në veri. Është një problematikë që nuk i takon vetëm Serbisë, por edhe Rusisë – që e përdor Serbinë për qëllime të saja”, ka thënë ai në “60 Minuta” të KTV-së.

Ish-ambasadori shqiptar e ka lavdëruar paraqitjen e Kurtit në KS të OKB-së në atë që ai e ka quajtur si “mbledhje propagandistike të thirrur nga Serbia”.

“I kam ndjekur për një kohë të gjatë punimet e OKB-së. Dje për herë të parë ndjeva kënaqësi që një përfaqësues shqiptar përfaqësoi me dinjitet dhe mbrojti në mënyrën më të mirë Kosovën. Serbia e kërkoi këtë mbledhje për shkaqe propagandistike. Vuçiqi po do ta mbulojë sulmin e 24 shtatorit dhe ta tërheq vëmendjen nga rezoluta e djeshme e Parlamentit Evropian. Një vend i cili do të fshehë aspiratat e saj për një realitet tjetër. Kurti u paraqit me shumë dinjitet, me shumë qetësi – i cili jo vetëm arriti ta përballojë një njeri me eksperiencë në propagandë – por mendoj që edhe e theu përpara Këshillit të Sigurimit duke i dhënë argumente që qëndronin”, ka thënë Nesho.

Sipas tij, seanca e KS të OKB-së u shënua nga dy momente.

“Debati Kurti – Vuçiç, që u fitua nga Kurti dhe që SHBA-ja ia bëri të qartë Rusisë se marrëdhëniet për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të diskutohen në KS, por nga Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ai.

Por Nesho është në një vijë me ndërkombëtarët sa i përket çështjes së dinarit. Nesho thotë se Qeveria e Kosovës është dashur të lejonte një kohë paraprake që serbët e Kosovës të kishin mundësi të ambientoheshin me këtë qëndrim.

“Por nuk është veprim i gabuar. Është veprim që respekton Kushtetutën dhe Kurti është përgjegjës për ta mbrojtur Kosovën”, ka shtuar Nesho./KOHA

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco