Bushati: Shqiptarët duhet t’i dalin për zot vendit të tyre, demokracisë dhe luftës ndaj korrupsionit

19:58, 09/02/2024
A+ Aa A-

I ftuar në SYRI TV me Armela Ferko, analisti Andi Bushati ka folur për aksionin e opozitës dhe raportin e saj me ndërkombëtarët.

Bushati theksoi se ka ardhur koha se shqiptarët duhet të sillen tashmë si të rritur dhe duhet t’i dalin vetë për zot vendit të tyre, demokracisë së tyre, zgjedhjeve të lira, luftës ndaj korrupsionit.

Bushati: I ndoqa deklaratat e zotit Berisha për ndërkombëtarët. Jam dakord me pjesën ku ai thotë se shqiptarët duhet të sillen tashmë si të rritur dhe duhet ti dalin vetë për zot vendit të tyre, demokracisë së tyre, zgjedhjeve të lira, luftës ndaj korrupsionit etj. etj.

Nuk jam dakord kur thotë se opozita e ka mbështetjen e perëndimorëve.

Po të marrim raportin për zgjedhjet e 14 majit dhe vërtetë aty vihen në dukje disa shitblerja e votave, përdorimi i administratës etj. Po shikoni për të njëjtat mëkatet zgjedhore si po trajtohet Vuçiçi.

Ata mund të bëjnë ndonjë vërejtje për zgjedhjet siç i bëjmë Vuçiçit, mund të bëjnë ndonjë vërejtje për qeverisjen, por ata i bëjnë këto thjesht jo për të ndihmuar opozitën por thjesht kur kanë interesat e tyre.

Asnjë ambasador në Tiranë, sado sharlatan të jetë nuk mundet që ta pranojë që ta përdori Lulzim Basha për gënjeshtrat e tij. Aty reaguan por kjo nuk do të thotë se ëshë një mbështetje për opozitën kundër qeverisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco