Berisha: Më 20 shkurt kjo qeveri paralizohet gjer në rrëzimin e saj, pa kthim mbrapa

Berisha: Më 20 shkurt kjo qeveri paralizohet gjer në rrëzimin e saj, pa kthim mbrapa

19:29, 09/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar se 20 shkurti nuk do të jetë thjeshtë një ditë proteste.

Sipas Berishës, në 20 shkurt kjo qeveri do të paralizohet gjer në rrëzimin e saj, pa kthim mbrapa.  

Berisha: Çfarë lloj proteste do të zhvillohej në Europë nëse edhe pas kësaj akuze të tmerrshme, kryeministri i vendit dhe anëtarë të bandës kriminale, do të zbatonin kodin e mafias, omertas.

Berisha: Miqtë e mi!

Sot është dita e 9 që Edi Rama ka folur e stërfolur nga mëngjesi deri në darkë, për tokën, qiellin, hënën dhe diellin.

Ka folur dhe stërfolur për Kosovën, Serbinë etj., me radhë, por nuk ka lodhur një fjalë të vetme për veprimet e llahtarshme për të cilat e akuzoi Arben Ahmetaj.

Nuk ka folur një fjalë të vetme për kërcënimet mafioze që i ka bërë zëvendësit të tij.

Nuk ka folur një fjalë të vetme për vjedhjen e shekullit.

Nuk ka folur një fjalë të vetme i denoncuar si arkitekt i kanabizimit të vendit.

Të dashur miq!

Le të pyesim se çfarë lloj proteste do të zhvillohej në Europë në se zbulohej se kryeministri i tyre kishte shpenzuar 22 mln euro duke udhëtuar në 18 muaj 140 herë me avion në dispozicion, ndërkohë presidenti i SHBA në 4 vite ka udhëtuar gjithsej 72 herë me ‘Air Force One’.

Qytetarët evropiane nuk do të lejonin kurrë që një avion i tillë dhe pasagjeri i tij kryeministër të ngrihej të ulej nga pista e aeroportit të vendit të tyre.

O sot o kurrë të bashkohemi dhe me 20 shkurt ti tregojmë vendin, të tregojmë veten evropiane të vërtetë, të dëshmojmë se kemi gjithë forcën dhe vullnetin dhe do ta bëjmë Shqipërinë si Europa.

Miqtë e mi!

Çfarë lloj proteste do të zhvillohej në Europë në rast se kryeministri do të udhëtonte me avion taksi dhe që kontrollohej vetëm nga Sinan Idizi dhe që me të drejtë përflitet, dyshohet se rëndom transportonte kuintal apo tonelata bagazhe diplomatike që mund të jenë drogë apo baule me dhjetëra e qindra milionë euro të vjedhura me djegësa, sterilizim, rrugë që niseshin për kontot ofshore dhe të tjerë.

Qytetarët evropiane nuk do të lejonin kurrë që një avion i tillë dhe pasagjeri i tij kryeministër të ngrihej të ulej nga pista e aeroportit të vendit të tyre.

O sot o kurrë të bashkohemi dhe me 20 shkurt të dëshmojmë se si europianë të vërtetë, si ju sot të kemi të gjithë vullnetin dhe forcën që të bëjmë Shqipërinë si Europa.

Çfarë lloj proteste do të zhvillohej në Europë në rast se kryeministri do të shkatërronte demokracinë duke arrestuar për motive strikt politike, liderin e opozitës.

Çfarë lloj proteste do të zhvillohej në Europë nëse mbyteshin zona të tëra, dhjetëra e dhjetëra  fshatra, përvetësohej 1.4 mln metrë katrorë tokë në portin e Durrësit.

Një kryeministër nuk do të mund kurrë të gdhihej të nesërmen në detyrën e tij.

Prandaj miq, 20 shkurti nuk është thjeshtë një ditë proteste.

Në 20 shkurt ne i provojmë botës se Shqipëria është gati për Europën.

Me 20 shkurt kjo qeveri paralizohet gjer në rrëzimin e saj, pa kthim mbrapa.

Me 20 shkurt ne do të bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa, dhe pikënisje e parë e kësaj mosbindje të fuqishme jeni ju, misionarët e  ndryshimi, shpresës, sepse ju ndriçuar fatin e Shqipërisë në orët më të zeza të demokracisë shqiptare.

Ju si europianë të vërtetë morët mbi shpatulla opozitën e sulmuar dhe e shpëtuat atë nga fundi fatal.

Zoti ju bekoftë ju, qëndrestarëve të pamposhtur.

Zoti i bekoftë misionarët e 20 shkurtit, demokratë, të paparti dhe socialistë të zgjënjyer, dhe çdo shqiptar që me 20 shkurt do të firmosë historinë, fatin e vet, fatin e Shqipërisë.

Rroftë Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco