VIDEO/ Teliti: I paguajmë bashkisë 26 mln euro në vit për pastrimin, por përsëri plehrat dergjen rrugës

17:59, 09/02/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka reaguar në lidhje me gjendjen skandaloze të plehrave në rrugët e kryeqytetit.

Në postimin e tij në Facebook, Teliti thekson se i paguajmë Bashkisë Tiranë plot 26 milionë euro në vit për tarifat e pastrimit të rritura këtë vit, por përsëri plehrat dergjen në rrugë dhe trotuare.

‘Jo më kot raportet thonë që Tirana është 18 herë më e ndotur se normat e lejuara nga OBSH’, shkruan Teliti.

Postimi i plotë:

I paguajme Bashkise Tirane plot 26 milione euro ne vit per tarifat e pastrimit te rritura keto vite, por perseri plehrat dergjen ne rruget dhe trotuaret e Kryeqytetit (shikoni videon nga zona e Astirit), njesoj si me qene pamje te trishta nga nje vend i botes se trete.

Jo me kot raportet thone qe Tirana eshte 18 here me e ndotur se normat e lejuara nga OBSH.

Plehrat rrugeve jane helm dhe semundje per kedo, pa dallim moshe, gjinie apo preferencash politike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco