E përjashtuan 40 ditë/ Paloka: I kujtova fundin e diktatorëve! E prapë se prapë shurra do të mbulojë Edvin

E përjashtuan 40 ditë/ Paloka: I kujtova fundin e diktatorëve! E prapë se prapë shurra do të mbulojë Edvin

17:31, 09/02/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Etikës i cili ka marrë një vendim skandaloz duke e përjashtuar 40 ditë nga seancat e parlamentit.

‘E prapë se prapë shurra do të mbulojë Edvin. Po më pyesin se përse jam dënuar më shumë se deputetet e tjerë megjithëse kemi protestuar të gjithë njësoj...Arsyeja është e thjeshtë, ju kujtova dje fundin e diktatorëve’, shkruan Paloka në Facebook.

Postimi i plotë:

E prape se prape shurra do te mbuloje Edvin…

Po me pyesin se perse jam denuar me shume se deputetet e tjere megjithese kemi protestuar te gjithe njesoj…

Arsyeja eshte e thjeshte; ju kujtova dje fundin e diktatoreve.

Shurra e mbuloi diktatorin e fundit komunist pasi e coptuan dhe e terhoqen zvarre me 20 shkurt ‘91, shurra do ta mbuloje heret a vone dhe Ramen, hijen lapangjoze te tij!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco