Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Protestat imponuese në BE si gjuhë sovraniste

Protestat imponuese në BE si gjuhë sovraniste

20:54, 07/02/2024
A+ Aa A-

Nga Grigels Muçollari

Në vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian protestat janë imponuese. Protestuesit përplasen me autoritetet sa herë kërkesat e tyre mund të shpërfillen me heshtje apo të anashkalohen qëllimisht nga grupe të caktuara interesi.

Ata bllokojnë rrugët pa iu dridhur qerpiku, paralizojnë transportin, ndezin zjarre e zgjedhin forma të tilla për t'u shpërfaqur, që ta bëjnë shoqërinë të kuptojë se indiferenca ndaj tjetrit shkatërron konceptin e bashkëjetesës dhe të mirës së përbashkët. Fermeri europian ta le raftin bosh e ta than zorrën derisa të kuptosh se halli i tij bëhet shumë shpejt halli yt.

Shikojini këto pamje!

Bashkimi Europian u dorëzua ndaj protestave të forta nga fermerët në Belgjikë, Francë, Gjermani dhe Itali. Bllokada në qendrat e shpërndarjes së supermarketeve ka lënë bosh raftet në Bruksel, ndërsa fermerët protestues në Hollandë derdhën mbeturina dhe ndezën zjarre në autostrada.

Fermerët atje nuk u ndalën nga demotivuesit e rrjeteve sociale, nga ankesat për bllokim të rrugëve e prishje qetësie, siç do ndodhte këtu nga moralistë interneti. Fermëret u prishën gjumin të gjithëve për të drejtat e tyre.

Prandaj mbështes çdo formë proteste dhe i bëj thirrje fermerëve tanë që të mos hezitojnë të përdorin këto forma imponuese për të vënë në vend të drejtat e tyre. Ta marrin këtë shembull e ta bëjnë protestën shqiptare njëjtë si Belgjika, Greqia e Hollanda. Për sa kohë vendet demokratike të BE kanë të tilla protesta, edhe shqiptarët nuk kanë pse të mos e manifestojnë sovranitetin e tyre si popull.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco