Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shqipëria ka taksat më të larta në rajon/ Meta: Vidhen nga qeveria me inceneratorët dhe koncesionet e tjera

Shqipëria ka taksat më të larta në rajon/ Meta: Vidhen nga qeveria me inceneratorët dhe koncesionet e tjera

11:41, 07/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi pas publikimit të një raporti, që thekson se Shqipëria ka taksat më të larta në rajon.

Meta shkruan se prioriteti absolut i PL është ulja e taksave.

“Shqipëria kampione në rajon si vendi me taksa më të larta për të ardhurat personale.

Vetëm qeveria e Rilindjes mund të na dhuronte këtë vend në podium, duke ju bashkëngjitur sukseseve të tjera që na rendisin të parët në rajon edhe për çmimet më të larta të ushqimeve, edhe për çmimet më të larta të naftës, edhe për çmimet më të larta të apartamenteve.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Taksave, niveli i taksave për të ardhurat personale në Shqipëri është deri në 23%, ndërsa Kosova e ka 10%, Maqedonia e Veriut 10%, Bosnje Hercegovina 10%, Rumania 10% dhe Bullgaria 10%.

Këto taksa kaq të larta nuk merren për të përmirësuar jetën dhe shërbimet ndaj qytetarëve, por siç provohet me mijëra fakte e dokumente grabiten dhe vidhen nga qeveria me inceneratorët, me koncesione dhe tendera. 

Për Partinë e Lirisë ulja e taksave është një prioritet absolut, shoqëruar me transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve si dhe me ndëshkimin e abuzuesve me fondet publike,” shkruan Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco