Briseida Shehaj: I vetmi institucion që po garanton pagesat për inceneneratorin e Tiranës është Bashkia

21:01, 06/02/2024
A+ Aa A-

Ekspertja e ekonomisë Briseida Shehaj e  ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv, teksa komentoi deklaratat e Arben Ahmetaj në intervistën në Syri Tv, u shpreh se tashmë është mjaft e qarte se i që i vetmi intitucion që po garanton pagesat për inceneneratorin e Tiranës është Bashkia.

Si të gjithë shqiptarët dhe unë do kisha dashur që Arben Ahmetaj të flite pak më shumë, por në fakt Arben Ahmetaj foli shumë.

Bindja ime ka qenë që në fillim që Mirel Mërtiri është një emër që u mor u përdor për të bërë një skëmë të tillë. Është e vërtetë ajo që ka thënë Arben Ahmetaj, qe ka kundërshtuar projektin, kanë dalë me shkresa, është pjesë e shkresave dhe përgjigjeve që Këlliçi I ka dhënë dhe SPAK , është e faktuar. 

A gaboi Arben Ahemtaj kur kaloi miratim në heshtje për sa kohë nuk ka implikim në buxhet? Këtë duhet të na e faktojë SPAK .

Por që Arben Ahmetaj ka dhënë opinionin e tij dhe i është përgjigjur Erion Veliajt më ashpër, më një gjuhë më kundërshtuese se dhe vetë ministrja, kjo është e vërtetë sepse është mjaft e qartë.

Kështu që, të dalin e-maile, ku bashkia apo komunikimet që ka Mireli me bashkinë përfundojnë në tolerime biznesesh ndërtimi, në fitime çerdhesh milionë euro,  në makina me qera për të bërë xhiro policët bashkiakë, kjo është më se e qartë.

Me logjikën në të cilën është ndërtuar dosja nga SPAK i bie që pronari në fakt ishte Erion Veliaj dhe jo Mireli, dhe vijmë sot dhe themi  që i vetmi intitucion që po granton pagesat pqr inceneneratorin e Tiranës është Bashkia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco