'The Guardian' citon burime pranë Qeverisë së Kosovës: Vendimi për dinarin s’u mor nga dëshira për të provokuar qeverinë serbe

'The Guardian' citon burime pranë Qeverisë së Kosovës: Vendimi për dinarin s’u mor nga dëshira për të provokuar qeverinë serbe

12:22, 06/02/2024
A+ Aa A-

Media britanike “The Guardian” ka raportuar për situatën e fundit të krijuar në Kosovë pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit serb.

Burime të “The Guardian” pranë Qeverisë së Kosovës kanë thënë se vendimi nuk është marrë me dëshirën për të provokuare qeverinë serbe.

“Burime pranë qeverisë kosovare thanë se kalimi në euro në veri të vendit u shkaktua nga shqetësimet për paratë e falsifikuara dhe flukset ilegale të parave të gatshme, jo nga dëshira për të provokuar qeverinë serbe”, shkruan “The Guardian”, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në artikullin që i kushtohet situatës në Kosovë, “The Guardian” ka shkruar edhe për institucionet paralele, për të cilat burime pranë qeverisë i kanë thënë medies britanike se “institucionet paralele të bastisura nga policia ishin ‘të paligjshme’ dhe se Serbia kishte pranuar t’i mbyllte ato si pjesë e Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013”.

Dje ambasadorët e Quint-it dhe ai i BE-së ishin për vizitë te kryeministri i vendit, Albin Kurti, me temë kryesore, dinarin.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit që pati me Kurtin tha se i kërkoi atij që qeveria të jetë partnere me ShBA-të.

“Kërkojmë që qeveria të jetë partnere me ne. Kjo do të ndikojë në cilësinë e partneritetit tonë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe emisari special i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se po i ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për operimet me pra të gatshme “veçanërisht që ndikon tek komuniteti serb që jeton në Kosovë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco