VIDEO/ Ja si Baton Haxhiu e mohoi dhe e pranoi brenda një orë se ka marrë para nga inceneratorët

10:45, 06/02/2024
A+ Aa A-

Paratë e inceneratorëve janë shtrirë në gati 99% të mediave në vend, kjo e vërtetuar tashmë me prova dhe fakte, nga faturat që ata kanë paguar.

Baton Haxhiu i cili gjatë një emisionit 'Çim Peka Live' në SYRI TV, e theksojmë se SYRI TV nga deklaratat e ish-kryeministrit Ahmetaj por e vërtetuar dhe nga peronarët e përfshirë në aferën e inceneratorëve është një nga të vetmit televizione që nuk ka përfituar asnjë qindarkë, është shprehur se 'Albanian Post' faqja që ai administron nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga inceneratorët.

Peka: Ju vetë jeni financuar nga inceneratorët?

Haxhiu: Kurrë, e kam nënshkruar një kontratë dhe nuk mi kanë paguar paratë.

Por kjo deklaratë e tij në SYRI TV është përgënjeshtruar nga vetë ai në një televizion tjetër kombëtar, ku gjatë një debati më Këlliçin, ka deklaruar se ai ka marrë para nga inceneratorët, para të cilat duhet të ishin sipas llogarive katërfish më shumë se sa ka marrë.

Haxhia: Kompania e inceneratorëve i ka borxh 4 muaj, i ka paguar dy muaj dhe të tjerat nuk i ka paguar më.

Këlliçi: Eja t'i biem sepse të ka para borxh, qenke për të të qarë hallin Baton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco