Lajmi i fundit

Lek me thasë/ SPAK sekuestron bizhuteri, ora Rolex, makina dhe miliona euro

Rama mbyll Parlamentin, mijëra qytetarë në protestë së bashku me deputetët/ Dash Sula: Të ngrihemi të gjithë si 33 vite më parë

17:33, 05/02/2024
A+ Aa A-

Seanca e sotme plenare është mbyllur për 7 minuta, ashtu siç ndodh për më shumë se dy muaj. Ditën e sotme mijëra mbështetës të opozitës ishin mbledhur para Parlamentit, por Edi Rama nuk ka lejuar edhe ditën e sotme deputetët të ushtrojnë të drejtën e tyre të pjesëmarrjes në seanca plenarë duke i bllokuar ata me anë të Gardës se Republikës.

Në këto moment deputetët e opozitës u janë bashkuar qytetarëve në protest. Deputeti i PD, Dash Sula nga protesta u është drejtuar qytetarëve duke u bërë thirrje që t’i bashkohen protestave kundër regjimit të Edi Ramës.

"Është shumë  e trishtueshme, është për të ardhur keq gjendja në të cilën ndodhet sot Shqipëria. Sjellja e këtij pushteti, arroganca e kësaj mazhorance nuk ka kufi. Shikojeni çfarë i bën sot të gjithë deputetëve të opozitës. Nuk i lejuan të hyjnë  brenda Parlamentit.  E ka rrethuar dje parlamentin me qindra policë  dhe guardistë dhe kjo është e tmerrshme.  Kjo është një sjellje prej diktature ndaj ju kërkoj të gjithë domokratëve, të gjithë qytetarëve shqiptarë  kudo janë për të drejtat e opozitës, për të drejtat e tyre  sepse jam i bindur që kjo është një luftë e gjatë që porsa ka filluar.

Në mund të humbin disa beteja por lugtën nuk do e humbasin kurrë.

Kjo është e vtmja rrugë për të vendosur demokracinë  sepse ky vend ka rrëshkitur në autokraci.

I kërkoj të gjithë popullit opozutar të mblidhemi çdo ditë për të protestuar deri në fitore."

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco