Paloka: Të ngrihemi kundër mega-vjedhjeve të qeverisë! Të hënën, ora 17:00, te Parlamenti!

12:59, 03/02/2024
A+ Aa A-

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e drejtuar nga opozita ditën e hënë më 5 shkurt te parlamenti.

“Goditjet më të rënda të një regjimi kundër një partie politike janë dy, - shprehet ai. -  Nxjerrja jashtë ligjit dhe, burgosja politike ose eleminimi i liderit. Të ngrihemi për të mos e lejuar asgjësimin e opozitës dhe pluralizmit! Të bëhemi bashkë kundër mega-vjedhjeve të qeverisë, shpopullimit të vendit dhe varfërimit të shqiptarëve! E hënë, 5 shkurt, ora 17.00. Te Parlamenti.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco