'Askush nuk pret që Rama dhe Veliaj të shkojnë vetë para drejtësisë'

'Askush nuk pret që Rama dhe Veliaj të shkojnë vetë para drejtësisë'

09:48, 03/02/2024
A+ Aa A-

Nga Zheni Bebi Gjergji

Çfarë presin qytetarët pas dëshmisë së Ahmetajt?! Dëshmia e fundit e Arben Ahmetajt është konfirmimi i shumë akuzavë dhe denoncimeve të opozitës e mediave, pikërisht nga ai që ka qenë brenda kazanit të rilindjes, madje në krye të hierarkisë në dy mandate.

Bashkepunëtori më i ngushtë i Kryeministrit në 8 vite pohoi mbrëmë se aferat e rilindjes janë skandaloze me dhjetëra milionë euro, dhe janë aty, të hapura.

Për qytetarët ka rëndësi që çështjet e ngritura të adresohen si duhet.

Interesi publik e kërkon që nga drejtësia, nga SPAK të ketë hapa konkretë. Kjo pasi askush nuk pret që Rama dhe Veliaj të kenë standardin e përgjegjësinë të shkojnë vetë para drejtësisë, edhe pse që nga mbrëmë janë nën akuzë.

Faktet e dëshmitë e paraqitura, kanë vlerë ligjore e juridike, e s'mund të injorohen.

Të tjerat, drita e hedhur mbi ajrin e ndenjur të rilindjes ku klanet janë sulur me kama ndaj njëri tjetrit, e ku gjuetia e shtrigave i ngjan atyre të bllokut e pleniumeve, kanë dhe ato rëndësinë e tyre që njerëzit të shohin llucën ku qëndron rilindja pas 10 viteve pushtet.

Por, urgjente mbetet që Prokuroria e Posaçme të shërbejë shqiptarët e besimin e tyre, duke treguar se ku kanë shkuar 60 milionë eurot e inceneratorit, dhe kush ka përfituar miliona euro nga Ecopark [⁉️]
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco