Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi konferencë për shtyp

Jo mërmëritje, por solidaritet me SHBA kundër grupeve terroriste në Siri e Irak

Jo mërmëritje, por solidaritet me SHBA kundër grupeve terroriste në Siri e Irak

09:42, 03/02/2024
A+ Aa A-

I gjithë solidariteti me SHBA-në!

Nga Tritan Shehu

Ndërsa Rama dhe qeveria shqiptare heshtin ose e shumta bëjnë ndonjë prononcim gjysmak, involvimi direkt i SHBA-së duke goditur grupet terroriste në Siri e Irak është një hap i domosdoshëm dhe i dobishëm në atë përballje me ekstremistët.

Realisht ishte një përgjigje e imponuar pas vrasjes prej frikacakesh të tre ushtarëve amerikanë, krejt jashtë luftimeve këta, ashtu siç janë dhe sulmet Hothi ndaj anijeve tregtare, sulme që e kanë detyruar të përgjigjet, koalicionin me lider SHBA-në, i krijuar ad hoc.

Është një zhvillim, që transmeton optimizëm involvimi amerikan kundër autorëve të këtyre akteve kriminale, një shpërndarje dhe nivel sigurie për përballimin e këtyre agresioneve terroriste, që vjen mbas një humbjeje njerëzore të ushtrisë amerikane, por që shënon një përfshirje të tyre të pazëvendësueshme në situatat e komplikuara të asaj zone, situata që nuk mund të zgjidhen pa rolin amerikan.

Si i tillë është një aksion, që duhet të ketë të gjithë solidaritetin e botës demokratike dhe jo heshtjen apo mërmëritjet siç po bën për të disatën herë në këto muaj, qeveria shqiptare, sikur dikush e ka zënë peng dhe i mbyll gojën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco