Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Berisha: Ahmetaj deklaroi se afera e djegësve ka për kokë, nivelin më të lartë - Ramën dhe pronar real - Veliajn

Berisha: Ahmetaj deklaroi se afera e djegësve ka për kokë, nivelin më të lartë - Ramën dhe pronar real - Veliajn

08:53, 03/02/2024
A+ Aa A-

Fjala e plotë e Kryetarit të PD, Sali Berisha, mbrëmjen e së premtes, para mbështetësve të tij që mblidhen çdo mbrëmje në tubim përpara godinës së tij të banimit, ku ai mbahet në arrest, dhe një ditë pas dëshmive tronditëse të ish-Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj nga arratia kundër kësaj qeverisjeje.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më vllazërore, më të zjarrta, mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, luftëtarëve të lirisë, të të vërtetës, misionarëve të shpresës dhe fitores së opozitës shqiptare dhe shqiptarëve në tërësi.

Të dashur miq!

Në intervistë mbrëmë ish-zëvendësi i Edi Ramës, tronditi anë e kënd PS-në, tronditi thellë ata socialistë të cilët për bindjet e tyre e kanë patur të vështirë të besojnë denoncimet e PD, të besojnë denoncimet e Sali Berishës se, kreu i vjedhjes së shekullit është Edi Rama, se pronar i djegësit të Tiranës është Erion Veliaj dhe Edi Rama.

Se mbrojtjes të vjedhjes së shekullit janë Dumanër e kompani.

Por, mbrëmë patën rastin të dëgjojnë nga goja e një socialisti i cili ç’është e vërteta ka qenë objekt sulmesh të merituara dhe të pandërprera nga Sali Berisha në të gjithë karrierën e tij politike, Arben Ahmetaj.

Por Arben Ahmetaj mbrëmë nuk ju tha të vërtetën ju dhe as demokratëve, se ju e keni dëgjuar atë dhe besuar me dhjetëra e dhjetëra herë, por ju tha të vërtetën socialistëve të cilëve ju drejtua se afera e djegësave është një aferë llahtarisht, është një aferë e mafias më të rrezikshme të Shqipërisë.

Se ka për kokë Edi Ramën dhe fallangat e tjera të krimit pas tij.

Të dashur miq!

Gjatë verës, në mënyrën më të përsëritur por edhe në këto kohë në mënyrë të përditshme, PD ju ka deklaruar shqiptarëve se afera e djegësave është vjedhja e shekullit. Se kjo vjedhje e shekullit kurrë nuk mund të ndodhte pa angazhimin direkt, personal, pa firmat fap, fap, fap,  e paf, paf, paf, të kryehajdutit të kombit, Edi Rama.

Sepse është personalisht Edi Rama që në 2014 përmbysi strategjinë e trajtimit të mbetjeve me landfille të hartuar me paratë e BE-së dhe e zëvendësoi në mënyrë të kundraligjshme me strategjinë e djegësave. Është personalisht Edi Rama përgjegjës direkt, që imponoi me Agaçin me Metanin kalimin nga strategjia e landfillit në strategjinë e djegësave. Është personalisht  Edi Rama dhe askush tjetër nuk mundej që të përfshinte në buxhetin afatmesëm, buxhetimin me 200 mln euro të tre djegësave që mjaftonin për të djegur mbeturinat e gjithë Ballkanit.

Është Edi Rama me Agaçin dhe Metanin ata të cilët mblodhën në 24 orë, 17 firma të të gjitha ministrive që nuk ka ndodhur kurrë në historinë e shtetit shqiptar. Është Edi Rama me Agaçin dhe Metanin e tij të cilët firmosën për procedurën me negociata të mbyllura, ndërkohë që ajo ishte në kundërshtim flagrant me çdo ligj të vendit.

Gjithçka ne e paraqitëm para jush. Paraqitëm çdo dokument. Komisioni Hetimor parlament nxorri në dritë të gjitha. Por, Edi Rama për të larë duart si pilati zgjodhi politikën e kokave të turkut. Pas arrestimit të Lefterit, i cili ishte një hajdut me qira, e merrnin me qira sa herë u duhej për të vjedhur. Edi Rama zgjodhi për kurban Arben Ahmetaj.

Të dashur miq!

Askush nuk e ka sulmuar me fakte më shumë se Sali Berisha, Arben Ahmetajn.

Por në rast se ju kujtohet, kur kërkuan arrestimin e tij dhe lexova dosjen konstatova dhe u deklarova publikisht se me këtë akt akuzë, e kanë ndihmuar Arben Ahmetajn. Se me këtë akt akuzë, Arben Ahmetaj, del krejtësisht i pafajshëm.

Me akt akuzën që Altin Dumani kishte formuluar ndaj Arben Ahmetajt, implikonte veten këmbë e kokë si një njeri i keqpërdorur nga Edi Rama, pasi kërkonte të mbulonte të gjithë krimin monstruoz të Edi Ramës me firma që nuk ishin të vendosura nga Arben Ahmetaj.

Kërkonte t’i atribuonte atij, fuqinë e kryeministrit. Kërkonte t’i atribuonte atij, projektet e kryeministrit. Dhe kjo ishte pra një kokë turku, ashtu siç u shprehën avoketërit e tij dhe siç e kuptuar shumica e njerëzve.

Por, me fjalën e tij mbrëmë, në intervistën e tij, Arben Ahmetaj foli shumë. Pati sot tek, tuk gazetarë që shkruan se nuk paraqiti fakte.

Të dashur gazetarë dhe gazetare, dokumentet, faktet zyrtare i ka paraqitur gjatë një periudhe nga korriku gjer sot, me qindra dokumente PD. Nuk ka asnjë gjë, të pabazuar në dokumente në akuzat e saj, prandaj dhe të kërkoni dokumente të tjera kur ju keni firmën e Edi Ramës në përmbysjen me zv/ministra në mënyrë të kundraligjshme të strategjisë së landfillimit dhe zëvendësimit me strategji djegie.

Të kërkoni dokumente të tjera kur keni firmën e Edi Ramës të trupëzimit në buxhetin afatmesëm me firmën e Ramës të vjedhjes së shekullit. Të kërkoni dokumente të tjera ju kur keni firmën e Engjëll Agaçit, Edi Ramës, të Niko Peleshit me porosi dhe në mungesë të Edi Ramës, për procedurën e kundraligjshme, negociata të mbyllura. Të kërkoni dokumente të tjera dokumente të tjera kur keni firmën e Edi Ramës për bonuesin prej 8 pikësh për një sipërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë përveç se në mendjen e Ramës dhe Veliajt, sipërmarrjes së tyre.

Ju lutem, mos bëni atë që nuk jeni.

Këto dokumente nuk kanë nevojë për asnjë tjetër për të faktuar se autor kryesor i vjedhjes së shekullit është Edi Rama. Këto dokumente i mjaftojnë çdo njeriu të ndershëm, çdo qytetari, çdo gazetari, çdo juristi, çdo gjykatësi dhe çdo prokurori për të prangosur Edi Ramën si kryehajdutin e aferës së shekullit.

Akuzojeni për çtë doni, por jo se nuk paraqiti dokumentet. Se mbi bazën e këtyre dokumenteve, Arben Ahmetaj deklaroi mbrëmë se çështja, se afera e djegësave ka për kokë nivelin më të lartë. Dhe niveli më i lartë në qeverinë qendrore është Edi Rama, dhe niveli më i lartë në qeverinë lokale është Erion Veliaj. Se mbi bazën e këtyre dokumenteve ai u tha shqiptarëve se, Erion Veliaj është pronari real i djegësit të Tiranës.

Se mbi bazën e këtyre dokumenteve iu tha shqiptarëve se ja ktheva 5 herë Veliajt, gjersa mashtroi, gjersa gënjeu dhe firmosi në emër të bashkive, në emër të këshillit pa i mbledhur kurrë ato.

Të dashur miq!

Arben Ahmetaj foli. Foli me emër e mbiemra, deklaroi atë që ne e kemi thënë me dhjetëra herë.

Po si mund të jetë Taulant Tusha dhe një tjetër, Simirxhiu përgjegjësit e vjedhjes së shekullit. Po a ka shaka më të turpshme se kjo?

Dy drejtora paskan detyruar Erion Veliajn të firmosë në sa e sa dokumente të vjedhjes së shekullit. Dy drejtora i paskan imponuar Edi Ramës të firmosë bonusin prej 8 pikëve. Kush është ai që i pranon këto?

Unë mendoj se ai foli.

Por të jem i sinqertë pati një aspekt, në të cilin nuk është se nuk u emocionova. Pati një aspekt tronditës në rrëfimin dhe intervistën e tij.

Cili ishte ky aspekt? Kërcënimi me jetë i tij në kryesinë e partisë nga qelitë e burgjeve, duke dëshmuar se gjithçka zhvillohej si në shpellat, si në bodrumet e mafies.

Këtu unë i jap të drejtë, sado që në rrëfimin e tij tronditës përpiqej herë të thoshte se, frika është normale, dhe sigurisht normale është, dhe herë tjetër se unë nuk kam frikë, por e vërteta është që ai është kërcënuar me jetë dhe kërcënuesi i tij ka një emër, dhe siç e tha ai vetë, është Edi Rama.

Miq!

Tani unë këtu në emër tuaj, i deklaroj Edi Ramës se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh personalisht me familjen tënde. Ja bëj këtë, se Arben Ahmetaj të denoncoi.  E bëre me Ervis Martinin, por se bën dot kurrë për Arben Ahmetaj.

Ndaj edhe mos përdor kriminel mor hajdut, përdor vrasës, mor frikacak, sepse nuk do të mund të ndalosh veprime të tjera pastaj.

Të dashur miq!

Arben Ahmetaj foli. Ata të cilët, sepse të shumtit u tronditën, por ndonjë që i porositur nga Edi Rama dhe Lul Brava thanë nuk na nxorri dokumente, ata nuk kanë sy për të parë dokumente.

Unë edhe mbrëmë këtu para jush paraqita me data, me fakte, me dokumente, Porto Romanon. Porto Romano ku shkrihen, bashkohen në një, Edi Rama si njerku i artë, thjeshtra e lumtur me projektin për Porto Romanon, Lul Brava me Viktoria Investin, Edi Rama me Dimajan.

Pra, Arben Ahmetaj nuk bëri gjë tjetër veç se konfirmoi atë që unë paraqita para jush, një nga aktet më të shëmtuara të vjedhjes së paskrupullt në të cilën një tenderim me 19 milionë i anuluar një herë dhe i përsëritur me 19 milionë për ti marrë kompania Viktoria Invest dhe Dimaja, kompania Rama-Brava.

Ju lutem!

Do ta blinte këtë për 6 milionë, Klodian Zoto për t’i dhënë Ramës dhe mundet dhe Bashës me Viktorian, për t’i ndarë 13 milionë euro. Çfarë doni të flitet më shumë, çfarë faktesh doni më shumë se kaq?

Miqtë e mi!

Por në qoftë se ka një moment për të cilën shqiptarët duhet t’i jenë falënderues Arben Ahmetajt dhe për të vetmen, autopsinë që i bëri kërmës SKAP.

Çfarë rrëfeu?

Rrëfeu se me porosi të Edi Ramës, së pari Altin Dumani shkartisi dosjen, përjashtoi procedurën nga hetimi, e cila nga alfa te omega ishte krim dhe vetëm krim ekonomik. Me porosi të Edi Ramës për të penalizuar Arben Ahmetajn jo se ai si ministër Financash, ka firmosur trupëzimin në buxhetin afat mesëm të djegësave, të fondeve që nuk ishin.

Jo se ai me kryeministrin ka firmosur përdorimin e fondeve të emergjencës që nuk mund të përdoreshin kurrë për djegësat. Jo se ai nuk ngriti zërin, siç e quajti zërin siç e quajti vetë për solidariet, po çfarë solidariteti me mafian, nuk ngriti zërin për mungesën e kompanisë që në këshillin e ministrave po merret 8 pikë, por me akuzën se nuk parandalove Erion Veliaj të bënte gabimet që bëri.

A ka akuzë më qesharake, tallje më të madhe me shqiptarët or miq!

Akuzon këtë dhe nuk akuzon Erion Veliajn se mashtroi me firmë e vulë, se do ti jepte 90 milionë euro për djegësin në një kohë kur nuk mund të jepte as një euro pa vendimin e këshillit bashkiak. Nuk akuzon Erion Veliajn se foli në emër të të gjithë bashkive të qarkut, pa pyetur asnjë bashki. Nuk akuzon Erion Veliajn se ka firmosur që do të ndjekë punimet dhe do të raportojë çdo muaj për djegësat, asnjëri prej të cilëve nuk ekziston.

Nuk akuzon Erion Veliajn që u merr prej 6 viteve qytetarëve të Tiranës, 29 euro për ton për mbetjet sikur ato digjen dhe nuk digjet asnjë kilogram. Pra, në vend të 11 eurove merr 29 euro, të denoncuara nga KLSH. Nuk e akuzon për asnjë nga këto, dhe e akuzon Ahmetaj se nuk e parandaloi Erion Veliaj të bënte gabimet që bëri.

A ka krim më të madh se ky?

Ju lutem, a nuk dalin Altin Dumani, Arben Kraja dhe llumi rreth tyre, në nivelin e Ramës, Agaçit, Veliajt, Lefter Kokës, Allqi Bllakos dhe hajdutëve të tjerë.

Çfarë janë këta mor?

Arben Ahmetaj përsëriti para jush atë që secili prej jush shtron.

Ore ku janë, ku shkuan 130 milionë euro gjer tani për djegësin e Tiranës, në një kohë kur aty nuk ekziston as nam dhe nishan?

Po normal që ju pyesni, ku janë, ku shkuan, çfarë u bë me miliona e miliona që morën mediat që vjellin vrer nga mëngjesi gjer në darkë kundër jush?

Çfarë u bë me milionat që u faturuan të moshuarve në azilet e Shqipërisë, pa e ditur që ekzistojnë?

Miq!

Nuk ka aktakuzë më të rëndë për Altin Dumanin.

Altin, ‘Rruga e Shpresës’ të pyet ty, pse e mbyll gojën ti për 130 milionë euro të zhdukura? Sa ke marrë ti për të mbyllur gojën? Sa miliona euro të kanë paguar ty djegësit për të injoruar këtë vjedhje të tmerrshme?

Çfarë tha Arben Ahmetaj? Follow the Money! 60 milionë kanë shkuar në Dubai me një Blerim Hoxha, do vijmë aty një ditë tjetër.

Çfarë u tha shqiptarëve Altin Dumani? Jo, jo, mos harroni, Dumani të cilit i kanë mbyllur gojën me thasë me euro, me valixhe me euro, çfarë u tha? Kur u detyrua të lëshonte urdhër-arrestet për pseudopronarët, Zoto dhe Mërtiri, jo tha, nuk e sekuestrojmë djegësin e Tiranës, aty nuk kishte asgjë për të sekuestruar.

Vartës i Edi Ramës je ti apo njeri i ligjit? Një ditë këtu para jush kam deklaruar se pas Edi Ramës, ai është njeriu më i korruptuar në Shqipëri.

Shumë njerëz u habitën, por kurrë një akuzë të tillë nuk mund ta lëshoja ndaj një njeriu pa fakte.

Po si të mos e akuzoj unë atë, kur pyetet për 120 milionë euro të Beketit, pse nuk nis hetimet? Jo, jo thotë, nuk bëj hetim unë për atë.

Po çfarë je ti mo? Skllav i krimit. Si nuk nis hetimin ti për 120 milionë euro? A e di sa janë 120 milionë euro për shqiptarët? Edhe këtu, hapni sytë, në katër anët janë paratë e djegësave, janë në Dubai, janë offshore, janë në media, janë në prokurori, janë kudo.

Por nuk lëviz dot Dumani, se pas Edi Ramës është njeriu më i korruptuar.

Si mund të thotë ai që nuk hetoj dot Beketin? Si mund të justifikohet ai para shqiptarëve se kanë lëshuar kaq e aq urdhër arresti dhe nuk ka rikthyer një qindarkë në arkën e shtetit?

Çfarë u thotë shqiptarëveai  për Blerim Hoxhën, që e ka denoncuar Belind Këlliçi në mënyrë të përsëritur nga selia e PD, dhe që mbrëmë Arben Ahmetaj tha se Blerim Hoxha ka transferuar në Dubai 60 milionë euro.

Blerim Hoxha është këmisha e Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

A nuk kryen ky një krim të barabartë me Edi Ramën dhe Erion Veliajn?

Ky tallet!

Pra, Arben Ahmetaj në intervistën e tij, nuk tha asgjë të re, por përsëriti në mënyrë të qartë të kristaltë ato që ne kemi paraqitur para jush dhe do paraqesim.

Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Ne si shqiptarë në histori kemi pasur probleme serioze. Kemi virtytet, por absolutisht edhe defektet tona, kemi virtytet pothuajse të lindura, siç kemi defektet pothuajse të lindura.

Por një gjë nuk kanë thënë kurrë për ne, askush, asnjë armik, asnjë studiues, asnjë shkencëtar, asnjë studiues, nuk kanë thënë se shqiptarët janë budallenj. Jo, përkundrazi. Në të gjithë shëmbëlltyrën psikologjike janë cilësuar si inteligjentë.

Ndaj dhe ju lutem, mos na fyeni inteligjencën sepse kjo drejtësi është pseudo-drejtësi, është turp-drejtësi, është drejtësi korrupsioni, është anti-drejtësi, është narko-drejtësi, është mafia-drejtësi!

Miqtë e mi!

Djegësat janë afera e shekullit.

Por ftoj shqiptarët për nderin dhe dinjitetin e tyre të mos harrojnë se më i rëndi i të gjithëve është skandali i shekullit, është korruptimi nga Edi Rama i Charles McGonigal, kryezbuluesit të SHBA.

Çfarë presim më? Drejtësia foli, ministria e Drejtësisë së SHBA, prokurori federal dërgoi në gjykatë akuzën se Edi Rama ka korruptuar McGonigalin për të vrarë në Shqipëri pluralizmin, për të shkatërruar në Shqipëri opozitën.

A ka turp më të madh se sa të kemi një kryeministër të tillë? A ka turp më të madh se të kemi një të korruptuar të tillë ndërkombëtar që heq licenca dhe vë licenca kundrejt shpërblimeve marramendëse.

Pra, të gjitha këto ftojnë sot shqiptarët kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, të vijnë dhe të luftojnë për nderin shqiptar, për dinjitetin e shqiptarëve, të vijnë të luftojnë kundër kësaj mafie të rrezikshme për Shqipërinë, rajonin dhe Europën.

Të vijnë të luftojnë për rivendosjen e pluralizmit, rivendosjen e demokracisë, luftëtarë të lirisë, nder për ju që vazhdoni çdo natën betejën.

Mirënjohje të pakufijshme.

Rrofshi ju, rroftë opozita, rroftë Shqipëria!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco