Shehu: Të ndalohet importi i fostoksinës, po humbin jetën shumë njerëz

Shehu: Të ndalohet importi i fostoksinës, po humbin jetën shumë njerëz

22:43, 02/02/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas ngjarjes tragjike ku një 18 vjeçare i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë.

Shehu ka bërë thirrje që të ndalohet shitja pa kriter e një helmi aq të fuqishëm si është rasti i fostoksines.

Postimi:

Vrasesit vazhdojne te vrasin me Fostoksine!

Nje rast tjeter, nje 18 vjecare, ne serialin e vrasjeve me fostoksine.

Dhe “vrases” jane, kjo duhet thene qarte tashme:

1-Ata qe vazhdojne te lejohet importi i fostoksines ne Shqiperi. Qe e mbajne akoma ne farmakopene bujqesore si pesticid, kete helm shume te fuqishem.

Dhe kjo kryesisht per interesa financiare te grupeve, qe funksionojne ne kordinim ne disa nivele.

Ne nje kohe kur ky pesticid eshte hequr nga shumica e vendeve e zevendesuar me te tjere preparate, jo toksike per njeriun.

Edhe ne disa shtete te Indise ku qarkullon, qarkullon me ambalazhe te pa gelltiteshme.

Ndersa ne Shqiperi eshte krijuar nje “stimulim psikologjik” midis Fostoksine e aktit, per ata qe mendojne vete vrasjen.

2-Ata qe e tregetojne kete helm kudo, ne tezga, kjoska, rruge duke i shpjeguar bleresit, viktimes se radhes, si ta perdorin.

Shitet e blihet pa asnje regjister, rekomandim specialistesh, ndjekeje te preparatit (helmit).

3-Ato organe, qe nuk fillojne asnje hetim penal per kete import, shitje pa kontroll…

Por deklarojne se kane hapur ceshtje penale per “bashkeshortin e viktimes”!

Kur ne radhe te pare duhet te kishin:

--Urdheruar ndalimin e importit te Fostoksines.

--Cuar ne ndjekje penale ata qe vazhdojne te mbushin tregun farmaceutik bujqesor me kete preparat.

--Proceduar ata, qe e shesin rrugeve, pa “gjurmuar” cdo tablete te tij.

Eshte e shumta here qe flas per kete “krim”, i cili vazhdon te marre jete e jete njerezish pa fund.

Por Ministra e Bujqesise si pergjegjese e importit hesht, prokuroria hesht.

Vetem viktimat klithin ne ate vdekje te sigurte e plot vuajtje, familjaret e tyre qajne!

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco