Berisha: I deklaroj Edi Ramës se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh. E bëj këtë që Ahmetaj të denoncojë

19:25, 02/02/2024
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Sali Berisha në protestën që po mbahet kundër arrestimit politik të tij nga drejtësia e dirigjuar me regji të Ramës është shprehur se Ahmetaj foli me emër dhe mbiemra, deklaroi atë që ne e kemi thënë me dhjetëra herë

Deklarata:

Të dashur miq!

Arben Ahmetaj foli. Foli me emër dhe mbiemra, deklaroi atë që ne e kemi thënë me dhjetëra herë.

Po si mund të jetë Taulant Tusha dhe Simirxhiu përgjegjësit e vjedhjes së shekullit. A ka shaka më të turpshme se kjo.

Dy drejtora paskan detyruar Erion Veliajn të firmosë në sa e sa dokumente të vjedhjes së shekullit.

Dy drejtora i paskan imponuar Edi Ramës të firmosë bonusin prej 8 pikëve.

Kush është ai që i pranon këto.

Unë mendoj se ai foli.

Por të jem i sinqertë pati një aspekt në të cilin nuk është se, nuk u emocionova.

Pati një aspekt tronditës në rrëfimin dhe intervistën e tij.

Cili ishte ky aspekt? Kërcënimi me jetë i tij në kryesinë e partisë nga qelitë e burgjeve, duke dëshmuar se gjithçka zhvillohej si në shpellat, si në bodrumet e mafias.

Këtu unë i jap të drejtë, sado që në rrëfimin e tij tronditës përpiqej herë të thoshte se, frika është normale, dhe sigurisht normale është, dhe herë tjetër se unë nuk kam frikë, por e vërteta është se ai është kërcënuar me jetë dhe kërcënuesi i tij ka një emër, dhe siç e tha dhe ai vetë, është Edi Rama.

Miq!

Tani unë këtu në emër tuaj, i deklaroj Edi Ramës se një qime floku po e prekët Arben Ahmetajt dhe familjes së tij, do ta pësosh me familjen tënde.

Ja bëj këtë sepse Arben Ahmetaj, të denoncojë.

E bëre me Ervis Martinin, por se bën dot kurrë për Arben Ahmetaj.

Mos përdor kriminel mor hajdut, përdor vrasës, mor frikacak, sepse nuk do të mund të ndalosh veprime të tjera pastaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco