Protestuesi Sadikaj: Ngritja fillon që këtu, çdo komb e ka fitu të drejtën me gjak dhe me djersë

19:17, 01/02/2024
A+ Aa A-

Gëzim Sadikaj, banues në Unazën e Re, dhe protestues kundër projektit që planifikoi dhe realizoi prishjen e banesave dhe bizneseve të tyre.

Sadikaj u shpreh se çdo komb e fiton të drejtën me gjak dhe djersë dhe se ngritja nis pikërisht këtu. 


Ky zotëria na bëri zaputes.

Kur isha unë zaptues? Unë i kam bërë të gjitha me lekë kurbeti, erdha bleva në Tiranë ashtu siç kanë ardhur shumica prej jush.

Dhe ata qytetarët e mia ashtu erdhën, unë kam qenë 10 vjet në Athinë kam jetuar si qytetar i parë, dhe nuk kam ndryshuar emër njëherë të vetme.

E dini pse?

Sepse atje ka Gjykata ka shtet, se ne kërkuam që protestat të dëgjohen nga shteti, jo të dërgohet policia në protesta dhe shteti të tregojë forcën duke i  shtypur ata.

Shteti është i fuqishëm kur zgjidh hallet e qytetarëve. Po të bëhej nje referendum në Shqipëri, unë do i kërkoj gjithë qarkut të Kukësit  ta hedhë ne referendum të kthehet me Kosovën. 

Të dashur miq, në Unazë të Re, u masakruan dhe u sakatuan gjithë ato banorë sepse kërkonin të drejtat e tyre dhe në sajë të kësaj proteste doli dhe se ajo firmë ishte fantazëm .

Dhe kur Erion Veliaj thoshte se nuk mund t'ju japim lekë atyre banorëve se do ju bëjmë shkolla do ju bëjmë spitale.

Ngritja fillon që këtu sepse ato banorë që u masakruan nga shteti, sot kanë marrë nga shteti francez statusin e të persekutuarit politik, sepse jua njohi shteti francez.

Shikoni rrugët e Francës dhe të Greqisë, si ngrihen qytetarët dhe se si nuk flejnë gjumë, çdo demokraci në botë çdo komb e ka fituar me gjak, me djersë, mos prisni tju trokasi tek dera.

Të gjithë e keni radhën nëse nuk ngriheni.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco