Gllabërimi i zonave të mbrojtura/ Zhupa: Rama po i shkatërron autenticitetin Shqipërisë

16:44, 01/02/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Demokratke Ina Zhupa e ka cilësuar riçeljen e çështjes së Butrintit si një projektligj të porositur nga të lartët për nevojat e tyre personale.

E ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, Zhupa qartëson se ky projekt shkatërron autenticitetin e vlerave kulturore historike shqiptare, po ashtu, duke u kthyer në një shesh ndërtimi, shkatërron dhe mushkërinë e vendit.

"Kjo tregon qartësisht se ky është një projektligj i porositur. Është vullneti, dëshira dhe nevoja e klientëve të pushtetit dhe Edi Ramës. Ky është projektligji që i hap rrugën çdo ndërtimi, çdo veprimtarie ekonomike në zonat e mbrojtura. Është projektligji që zonat e mbrojtura i kthen si të gjitha zonat e tjera të territorit të Shqipërisë ku mjafton të marrësh leje nga Bashkia ose KKT.  Dhe ti mund të ndërtosh në to qoftë investime strategjike, qoftë resorte, qoftë biznese, qoftë kazino, aeroporte, pika për nxjerrjen e gazeve.

Praktikisht projektligji shkatërron Shqipërinë, shkatërron të gjithë atë që quhet autenticiteti i vlerave kulturore historike shqiptare.

Automatikisht  këto kthehen në sheshe ndërtimi dhe shkatërron mushkëritë e Shqipërisë dhe mushkëritë e qytetarëve."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco