Diktaturë dhe në Bashkinë e Tiranës/ Erion Veliaj i mbyll gojën opozitës: Mos flisni!

19:14, 31/01/2024
A+ Aa A-

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës këtë të mërkurë ishte një zgjatim i skenave të parlamentit, ku përfaqësuesve të opozitës u mbyllet goja dhe nëse ngrenë zërin dhe protestojnë, përjashtohen.

Që në nisje të mbledhjes, kur kryetarja e këshillit bashkiak, Romina Kuko po prezantonte rendin e ditës, këshilltari i opozitës Indrit Brahimllari ka kërkuar të flasë por nuk është lejuar. Pavarësisht këmbënguljes, Kuko i ka dhënë përgjigje negative. Kjo ka sjellë edhe degradimin e situatës.

Në fillim Kuko i ka kërkuar Brahimllarit të dalë nga salla, më pas, siç shihet në një filmim të kryer nga këshilltarët e tjerë të opozitës, ajo e ka kërcënuar se do ta nxjerrë jashtë me policinë bashkiake. Shkak i këtij agresiviteti që shfaqi Kuko ishte thjesht kërkesa e këshilltarit bashkiak për të folur.(video e mësipërme)

Duhet thënë se kalimi i shpejtë i vendimeve dhe mbyllja e gojës së opozitës ka qenë një skenar i parapërgatitur. Ndërsa këshilltarët e opozitës kërkonin fjalën, Erjon Veliaj u kërkonte të pushonin dhe të mos flisnin. Më pas, kur kryetarja e këshillit, Romina Kuko nisi procedurat për votimin, Veliaj qeshte me ta. 

Si përfundim, këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste kanë ngritur kartonat jeshilë njëri pas tjetrit, pa asnjë diskutim, pa ditur se çfarë votohej dhe pa pyetur se çfarë po votonin. Vendimet kaluan pa u diskutuar, ndërsa Brahimllari është këshilltari i dytë që penalizohet pas Tedi Blushit. Në mbledhjen e kaluar Blushi i la një palë pranga Veliajt në tryezë dhe për këtë u ndëshkua me përjashtim.

Ky është mandati i tretë i Veliajt si kryetar bashkie. Përgjatë mandatit të dytë, nga viti 2019 deri në vitin 2023 këshilli bashkiak ishte i kontrolluar nga Partia Socialiste, sepse PD-LSI bojkotuan zgjedhjet. Tani që opozita është rikthyer në sallë, për Veliajn duket se dhënia e shpjegimeve përballë këshillit bashkiak është një luks që ata nuk e meritojnë./Lapsi.al

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco