Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Qytetarët në tubim/ Kepi thirrje kreut të PD, Sali Berishës: Na udhëhiq ta përmbysim këtë regjim!

18:43, 31/01/2024
A+ Aa A-

Qëndrestarëve tek 'Rruga e shpresës' të cilët kanë mbi një muaj që protestojnë për arrestimin e pa drejtë të kreut të Partisë Demokratike,Sali Berisha  i është bashkuar ditën e sotme dhe gazetarja Alba Kepi.

Kepi gjatë fjalës së saj i bëri thirrje kreu të PD që të udhëheq që të arrijmë atë që është më e shenjtë, Shqipërinë e lirë.

Kepi: Njerëz me vlera sot është një datë historike për qytetin e Tiranës. Sot është 31 janari 1925 kur Kushtetuta e parë e shtetit shqiptar vendosi që Tirana të jetë kryeqyteti i Shqipërisë. Por sot këtë datë e kanë përlyer e ka përlyer ky regjim. Sot Tirana është një qytet nën diktaturë. Sot Tirana është një qytet pa kulturën e indetitet historik.

Sot Aleanca për Mbrojtjen e teatrit bëri një denoncim në SPAK për katër vite që askush nuk hap këtë dosje hetimore ndërkohë që pak orë më parë Gjykata Kushtetuese nën urdhrat e grant, ndërkohë që sofrat tona po mbeten pa fëmijë, pa familje, qytet të boshatisura, fshatrat e boshatisura pasi ata kërkojnë të mundin atë që ne  e kemi më të shenjtë identitetin e një Shqipërie të lirë e identitetin e një shqiptari demokrat.

Sot ju banorë të qytetit paguani 80 mijë euro në ditë për djegësit, ndërkohë që ata fryhen me paratë e juaja ndërkohë që është një vepër publike e cila nuk ekziston. Dje statistikat konfirmuan që Tirana është një nga qytetet më të ndotura përsa i përket ajrit. Kur të marrin dhe jetën, kur të marrin dhe shëndetin është një nga aktet më ekstreme që mund të gatuajë një qeveri antishqiptare.

Unë sot në Këshillin Bashkiak ndërsa prevendonim të kishim atë që kishim më të shenjtë fjalën tonë u thashë se ndoshta do të vijë shpejt që kjo 'Rrugicë shprese' të spostohet aty ku është bashkia përballë sheshit dhe sheshi Skendërbej të quhet 'sheshi i shpresës.'

Nuk presim dot më Doktor, duhet ta përmbysim këtë regjim Doktor, na udhëhiq të arrijmë atë që është më e shenjta Shqipëria e lirë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco