VIDEO/ Brisida Shehaj: Veliaj është njeriu i vetëm që paguan për inceneratorin e Tiranës

18:00, 31/01/2024
A+ Aa A-

Gjatë diskutimit në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, është shprehur se, i vetmi njeri që ka dhënë garanci dhe vazhdon e jep garanci dhe pagesat për inceneratorin e Tiranës, është Erion Veliaj.

Gjatë diskutimit, Shehaj u shpreh se nëse ka folur, Arben Ahmetaj i ka bërë shërbimin më të madh këtij vendi.

‘Arben Ahmetaj është njeriu që mund të hedhë pa fund dritë për dosjen e inceneratorëve, dhe jo vetëm për përfshirjen e Edi Ramës.

Mos harrojmë se Erion Veliajn e ka kërkuar dy herë te Arben Ahmetaj, miratimin e atij koncesioni dhe kur e ka parë se njësoj si Shkëlqim Çani edhe me një gjuhë më ta ashpër zyrtare i ka kthyer përgjigje negative, kanë futur në lojë të përdorurin Lefter Koka.

I vetmi njeri që ka dhënë garanci dhe vazhdon e jep garanci dhe pagesat për inceneratorin e Tiranës, është Erion Veliaj.

Arben Ahmetaj ka folur për Erion Veliaj dhe ka treguar rolin e Veliajt, unë i jap dorën dhe e falënderoj dhe kjo është më e mira që mund ti bëhet vendit, sot në këtë moment.

Dhe pse? Sepse ai SPAK që ka pa fund letra të opozitës dhe dokumente, nuk mund të fshihet më pas Taulant Tushës.

I dyti shërbim i mirë që bën Arben Ahmetaj, është që thyen një tabu që ndryshe nga të përdorurit e tjerë që shkojnë burgjeve dhe e mbyllin gojën para Ramës, Arben Ahmetaj zgjodhi të merrte familjen e vet, të siguronte jetën e fëmijëve të vet atje, por ama të fliste çka ka ndodhur ku ai ka qenë pjesë.

Nuk është i pafajshëm Arben Ahmetaj, por të paktën po flet.

Dhe ti i japë mesazhin këtyre që dergjen burgjeve dhe do dergjen dhe ca të tjerë, se sot u fshihen kallëzimeve të opozitës, por nesër nuk i fshehin dot’, tha Brisida Shehaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco