Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Çollaku: Ahmetaj është njeriu i sekreteve të Edi Ramës, dosjet e inceneratorëve i ka dorëzuar te ndërkombëtarët

17:58, 31/01/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatorin Sonila Meço për të folur mbi skandalin me inceneratorët dhe intervistën bombë që Ahmetaj ka dhënë për gazetarin ‘Çim Peka’, ishte analisti Basir Çollaku.

Çollaku është shprehur se Ahmetaj ka dorëzuar dosje te autoritetet ndërkombëtare dhe ata do të mbërrijnë në Shqipëri me rrugë të tjera që do të kërkojnë hetime dhe do të detyrojnë SPAK të hetojnë inceneratorët.

"Ka pasur raste të oficerëve të policisë të larguar që kanë përfituar azil në Zvicër. Autoritetet zvicerane janë milimetrike dhe nuk është se dikush mbërrin te autoritetet dhe kërkon vendqëndrim për arsye të ndryshme por kjo krahas kësaj është një tregues i mosbesimit të autoritetet shqiptare.

Ahmetaj ka dorëzuar dosje te autoritetet ndërkombëtare dhe ata do të mbërrijnë në Shqipëri me rrugë të tjera që do të kërkojnë hetime dhe do të detyrojnë SPAK të hetojnë inceneratorët.

Një nga gjëmat e drejtësisë është që nuk e kanë cilësuar vjedhjen e inceneratorëve organizatë kriminale dhe këtu ka një regji hetimore që është e detyruar të ndalojë seriozisht."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco