VIDEO/ Brisida Shehaj: Arben Ahmetaj e ka përfituar azilin politik në Zvicër

17:45, 31/01/2024
A+ Aa A-

Arben Ahmetaj e ka përfituar azilin politik në Zvicër.

Lajmi është dhënë nga Brisida Shehaj e cila ishte e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV.

Gjatë diskutimit, Shehaj u shpreh se edhe intervista me gazetarin Çim Peka është dhënë me miratimin e autoriteteve ligjzbatuese që i kanë dhënë edhe azilin politik, Arben Ahmetajt.

‘Arben Ahmetaj humbi mandatin e deputetit, dhe automatikisht bie dhe pasaporta. Arben Ahmetaj, që nuk ka nevojë Çimi të njoftojë SPAK, sepse të garantoj, se kur përfitohet azili politik, që ka përfituar Arben Ahmetaj, njoftohet dhe shteti.

Azili politik nuk është si të fitosh gjyqin në Strasburg. Azili politik, ai që e fiton dhe që e ka marrë ka dhënë disa letra atje.

Azil politik ka marrë Arben Ahmetaj dhe Adriatik Llalla. Pra po flasim për ish-kryeprokurorin e vendit, që di çdo zullum se çka bërë çdo pushtetar i këtij vendi, dhe Arben Ahmetaj, zv/kryeministri i këtij vendi, njeriu më i pushtetshëm, njeriu më fajtor për bërjen e shumë zullumeve.

Por mbi të është gjithmonë Edvini që përfitonte bashkë me të.

Ato shërbimet që përmendin këta rilindasit janë pjesa kryesore që ti merr azilin politik. Për mua dhe intervista e dhënë nuk mund të ketë ndodhur pa miratim, nga autoriteti që ka lëshuar azilin politik. Ka disa kushte azili politik’, tha Brisida Shehaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco