VIDEO/ Dështimi në matjen e cilësisë së ajrit, Goci: Këta janë kriminel! Po na vrasin!

18:05, 30/01/2024
A+ Aa A-

Raportet e auditimit kanë treguar se vendi dështon prej vitesh që të prodhojë të dhëna të plota, të sakta dhe të besueshme për cilësinë e ajrit.

Paaftësia për të matur dhe publikuar të dhëna të sakta për ndotjen e ajrit lidhet sipas një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit me neglizhencën e Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për të siguruar fondet e nevojshme për mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues të stacioneve të monitorimit të ajrit.

Ndërkohë, për shkak të problemeve me kontratat e mirëmbajtjes dhe kalibrimit, stacionet e monitorimit të dhuruara një dekadë më parë nga Bashkimi Europian u lanë të degradohen të paktën gjatë viteve 2019-2022.

Kjo temë kaq e rëndësishme për shëndetin tonë është trajtuar nga emisioni i pasditës TASK FORCE në SYRI TV, ku i ftuar ishte dhe aktivisti Ervin Goci.

Goci u shpreh ndër të tjera se është një rrjet mafiozës i mirëorganizuar që po bashkëpunojnë njëri me tjetrin dhe që po luajnë me shëndetin tonë.

Goci: Çështja është këtu që ne po flasim për neglizhencë por ky është një rrjet mafiozësh i mirëorganizuar sepse këta bashkëpunojnë njëri me tjetrin sepse që të jepen leje ndërtimi duhet thënë që Tirana është e pastër nëse nuk themi që nuk është e pastër nuk japin të dhëna fare që do të thotë se këto janë bashkëpunëtor në një rrjet të kapjes së qytetit nga krimi i organizuar i cili kërkon të pastrojë paratë dhe këtë ta bëjë në kurriz të shëndetit tonë.

Kaq është shumë e thjeshtë. Ato shumë mirë thonë do të jepni leje jepni leje vazhdoni, ne si Agjenci bëjmë punën tonë. Pse nuk e bëjnë punë e tyre këta? Çfarë janë këta? Këto janë bashkëpunëtorë në krim, këta janë kriminel njëlloj si mafia, njëlloj si ai që blehet të gjithë janë bashkëpunëtor në krim. Më vjen shumë keq, këta janë kriminel nuk mund ti quajë njerëz që neglizhojnë detyrën, këta janë kriminel që po luajnë mbi shëndetin tonë do ti vëmë emrin dhe t'i vëmë gishtin dhe ti drejtohemi taman: Ju po na vrisni! Duke filluar nga Agjencia si institucion shtetëror me këta që japin leje dhe të gjtihë bashkë këta janë të gjithë bashkë janë një rrjet i cili ka kapur për fytin Shqipërinë.

Duhet të jemi shumë kujdes se duke thënë neglizhohet, jo jo më jo këta janë shumë të organziuar dhe e dinë shumë mirë çfarë luhet aty dhe e bëjnë me qëllim. E bëjnë me qëllim dhe janë të bindur për atë që bëjnë dhe e kanë kthyer në politikë këtë punë. Kryetari i Bashkisë ka thënë që ne sot marrin 60% nga taksa e infrastrukturës pra 60% mbi gjysma e taksave që mbledh Tirana sot e ka nga dëmi që na bën neve në shëndet dhe këtë e ka kthyer në model dhe ka thënë ne kështu do bëjmë.

Tirana do të jetë një kantier ndërtimi kështu bëj, unë kështu dua unë dhe kështu kam vendosur unë dhe kështu do ta bëjmë. Tani jemi në këtë situatë do të vazhdojmë me këtë 60% taksë infrastrukture dhe që në fakt është taksë shëndeti nuk është infrastrukture është komplet mbi shëndetin tonë apo do të reagojmë si qytetarë që kjo gjëja të mos ndodhi? Jemi përballë kësaj dileme është jetë a vdekje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco