0-Forzza Italia: Mbështesni demokracinë në Shqipëri

0-Forzza Italia: Mbështesni demokracinë në Shqipëri

19:42, 28/01/2024
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Alba Kepi

Mbështesin demokracinë në Shqipëri e gjithmonë në kujdesje të ruajtjes së saj e të miqësisë me të djathtën shqiptare e Partinë Demokratike.

 "Rrënjët e së ardhmes" që tema e zgjedhur nga Partia Forza Italia për Kongresin e saj të 30.

30 vite, 1994-2024, histori e lidhur mbi të gjitha me themeluesin e liderin e saj Silvio Berlusconi e Kongresi i parë pa praninë e tij, pas ndarjes nga jeta më 12 qershor 2023..

30 vite rrënjë të së djathtës italiane me objektivin më të afërt zgjedhjet Europiane 2024.

Qe viti 1994 kur Silvio Berlusconi, sipërmarrës ndërtimi, me titullin Cavalier i Punës marrë më 1977 e më pas sipërmarrs i kompanisë multimediale Mediaset e krijuesi i televizionit të parë privat italian, vendosi të hy në politikë duke themeluar partinë e tij Forza Italia, një Parti e qëndrës së djathtë.

Një histori Partie përcaktuese për politikën Italiane.

 Pak muaj pas formimit, Forza Italia fitoi shumicën e vendeve në Parlamentin Italian e për herë të parë mori drejtimin e qeverisë më 1994.

Menjëherë më pas, po më 1994 fitoi mbi 30% të votave në zgjedhjet europiane e hyri në Parlamentin Europian si një grupim i vetëm politik nën siglën Forza Europiane.

Për katër herë rresht lideri i saj Silvio Berlusconi u zgjodh kryeministër i vendit  e Forza Italia është sot një nga partitë kryesore të mazhorancës së qeverisë së Giorgia Meloni.

30 vite histori e së djathtës italiane e histori marrëdhënie politike me Partinë Demokratike shqiptare.

Eskluzivisht për Syri Tv, kanë folur gjatë këtij eventi eksòponetët të rëndësishëm të Forza Italia.

Deputetja Silvia Bergamini, Drejtuese e Departamentit të Politikës së Jashtme e raportet ndërkombëtar për Syri Tv thotë se "janë me mikëra persona nga e gjithë Italia që sot kanë dashur të jetë këtu. Nuk është vetëm ditëlindja e Forza Italia, që rrëfen lindjen e Forza Italia, lindjen e së djathtës italiane, lindjen e njëItalie liberale drejtuar nga Forza Italiae drejt suksesve të mira. Sot ne rinovojmë impenjmin tonë që të cojmë përpara vlerat e betejat politike që na kanë dalluar gjatë këtyre viteve e që kanë fituar konsensusin e mjaft votuesve tanë.

Po si janë raportet e Forza Italia me Partinë Demokratikre Shqiptare?

"Janë 30 vite dhe marrëdhënie mes Forza Italia e Partisë Demokratike Shqiptare. Kujtoj se lideri ynë Silvio Berlusconi që ka qënë dhe Ministër i jashtëm kishte një vëmendje të vecantë ndaj Shqiëprisë. Mendonte se ishim dy vende vëllezër e mendonte seë cdo formë bashkëpunimi mes dy vendeve ishte e rëndësishme si një modë për të zgjidhur problemet së bashku, problemet poltike të Mesdheut, që janë të shumta. Si drejtuese e Departamentit të Politikave të Jashtme të Forza Italia them se kemi marrëdhënie me të gjitha forcat e djathta shqiptare e po përpiqem që për demokracinë shqiptare e duhet të jemi pranë."

Po a po ndiqni c 'po ndodh me liderin e saj Sali Berisha? Demokratët shqiptarë janë të preokupuar për këtë persekutim politik që po bëhet.

"Me Sali Berishën kemi qënë kolegë në Këshillin e Europës, ishte mik mjaft i mirë i liderit tonë Silvio Berlusconi. Nuk njoh mirë e aq me detaje cështjen e tij e nuk mund të bëj komente mbi vendet e tjera. Por sigurisht puna ime e puna e të gjithëve është të kemi raporte me demokracinë shqiptare."

Kryetari i grupit Parlamentar në dhomën e deputetëve Paolo Barrelli.

-30 vite histori e Forza Italia e 30 vite histori marrëdhënie mes të djathtës italiane e Partisë Demokratike shqiptare.  Cfare mund të thoni për të djathtët shqiptarë?

Paolo Borrelli: Mendoj se populli shqiptar, publiku por dhe telespektatorët shqiptarë kanë njohur mirë Silvio Berlusconin. E kanë njohur përmes televizonin por jam i bindur se e jo vetëm e njohin por dhe e duan atë. Silvio Berlusconi jo vetëm krijoi televizionin modern e privat në Itali e Europë  por ishte dhe një lider që ndryshoi historinë e politikës dhe shoqërisë italiane. 30 vite më pas është akoma aktual e i dashur nga të gjithë.

Tema që keni zgjedhur në këtë Kongres është "Rrënjët e së ardhmes". Kush janë rrënjët e kësaj historie?

Rrënëjt e historisë të së djathtës janë  ato që vendosën themelet e shoqërisë e politikës italiane por dhe asaj europiane. Pas rrënjëve kemi pemën që do të rritet dhe për 30 vite të tjera."

Image

Senatorja Stefania Craxi, Kryetare e Komision të Cështjeve të Jasthme e Mbrojtes në Senatin Italian, e vajza e ish Kryeministrit italian Bettino Craxi e prej vitesh një nga eksponentet politike më të rëndësishme e Forza Italia për Syri Tv shprehet:

"Kam trashëguar ndjenja të forta miqësie për Shqipërinë e për shqiptarët që arritën t'ia dalin një beteje të madhe për lirinë. I kam trashëguar nga historia e familjes time, nga babait im Bettino Craxi. E kanë kontribuar dhe në ngritjen e  Forza Italia. Ky raport miqësie e ndjenje e fortë, vazhdojnë e janë të forta dhe sot me Shqipërinë.."

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco