Tiranë është pushtuar nga protestuesit. Shembull, qytetari, energji, rini. Prej 10 ditsh shqiptarët protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama.
Me një tubim që nisi në orën 18:00 dhe vijon prej më shumë se katër orësh, me mijëra kanë vërshuar në rrugët e kryeqytetit.
Ndërkohë nuk kanë munguar edhe pankartat nga më të ndryshmet, ku duket se kanë zgjedhur të shprehin revoltën e tyre.
“Edi Rama jep dorëheqjen”, jehon gjatë gjithë protestës. Protestat janë zhvilluar edhe në shtete të tjerë ku jetojnë shqiptarët, të cilët i janë bashkuar kësaj proteste që mori zë në Tiranë, duhet thënë protesta më madhështore dhe më masivja e mbajtur ndonjëherë.
Me thirrjet “Revolucion”, “Shqipëri e Re”, 'Edi Rama në burg', qytetarët kërkojnë largimin e kësaj qeverie.
© SYRI.net