Protestat anti-qeveritare në ditën e 10-të, protestuesit marshojnë në kryeqytet

23:00, 09/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për të dhjetën ditë radhazi qytetarët kanë vazhduar protestën e tyre, ku kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka transmetuar në kohë direkte protestën për ditën e dytë rresht. Si zakonisht në kryeqytet, qytetarët nisën marshimin e tyre nga sheshi Skënderbej dhe më pas janë drejtuar drejt godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit në fjalimet e tyre kanë akuzuar qeverinë si të zhytur në korrupsion, teksa kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Protestave antiqeveritare i është bashkuar edhe qyteti i Lezhës, ku për ditën e parë qindra qytetarë janë mbledhur duke kërkuar largimin e shefit të qeverisë shqiptare.

Ndërkohë, edhe në Fushë-Krujë, me thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, qytetarët janë ngritur për ditën e parë në protestë.

Qytetarët korçarë kanë vazhduar protestën e tyre për ditën e pestë me radhë, teksa me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë dhe largimin e kryeministrit Rama kanë marshuar nga Pedonalja e qytetit.

Protestat kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij kanë vazhduar edhe në Elbasan, Gjirokastër, Lushnjë, Krujë dhe qytete të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco